Presidenti i Repulikës, Bujar Nishani, deklaroi të enjten se Shqipëria ka vetëm një rrugë, ate te integrimit në Bashkimin Europian.
Për ketë, tha ai, institucionet janë të vetedijshme që është një proces jo i shkurtër. Detya jonë, theksoi Nishani, është të kontribuojmë në këtë proces. "Do të ishte fatale nëse ne do të humbisnim këtë proces", theksoi Nishani në konferencën e tretë vjetore shkencore "Auditimi Kombëtar në shërbim të qeverisjes kombëtare", organizuar nga Kontrolli i Larte i Shtetit.
Sipas kreut të shtetit, paratë publike nuk janë prone e asnjë individi, por e shtetit shqiptar. Ndaj, tha ai, menaxhimi i tyre ka të bëjë me raportin e sjelljes ndaj shtetit, raporti i cili është një detyrim që nga Presidenti i Republikës e deri te qytetari më i thjeshtë i këtij vendi, raport i cili nuk le vend për standarde të dyfishta.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexandër Arvizu, tha në fjalën e tij se Shqipëria po jep një shembull të mirë në luftën kundër korrupsionit. Arvizu tha se është berë një punë e madhe nga ana e KLSH në vitet e fundit, por theksoi ai, mbetet ende shumë punë për t'u bërë.
"Ndoshta audituesit nuk janë oficerë policie, apo prokurorë, por hetimet mund të shpien drejt provave që mund të dënojnë zyrtarë të korruptuar, prandaj audituesit duhet të përfshijnë më shumë hollësi dhe një analizë më të mirë që mund të shpien në dënime ligjore", deklaroi Arvizu.
Një auditues aktiv, i pavarur qeveritar, tha Arvizu, është një shembull demokracie të shëndetshme dhe në lulezim. Më tej, ai shtoi se audituesit duhet të jenë të trajnuar dhe duhet t'u jepet hyrje për llogaritjet në qeveri, duhet të bashkëpunojnë më gjerësisht dhe të marrin pjesë në trajnime të ndryshme.
Kontrolli i Lartë i Shtetit zhvilloi për dy ditë me radhë konferencën e tretë vjetore shkencore "Auditimi Kombëtar në shërbim të qeverisjes kombëtare", ku u diskutua mbi rolin e rëndësishëm të këtij institucioni në luftën kundër korrupsionit. Konferenca kishte në fokus auditimin kombëtar në shërbim të qeverisjes dhe qëllimi i konferencës ishte kristalizimi i mendimeve me partnerët ndërkombëtarë dhe profesoriatin akademik në vend për auditimin publik dhe përmirësimin e ndjeshëm të qeverisjes kombëtare dhe publike në shërbim të qytetarëve, si dhe shkëmbimin e përvojave.
ATSH
/Shqiptarja.com