Nishani takon Čović, intensifikim
i marrëdhënieve Shqipëri-Bosnje

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, priti sot në një takim Anëtarin e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Dragan Čović, i cili me ftesë të Kreut të Shtetit shqiptar, po zhvillon një vizitë pune, një ditore, në Shqipëri.
 
Pas ceremonive të rastit, Presidenti Nishani dhe Anëtari i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës zhvilluan një takim të shkurtër kokë më kokë dhe më pas një takim të zgjeruar mes delegacioneve të të dy vendeve.
 
Presidenti Nishani përshëndeti vizitën e zotit Čović në Shqipëri, që zhvillohet vetëm pak muaj pas vizitës shtetërore të Kreut të Shtetit shqiptar në Bosnje-Hercegovinë, duke e konsideruar atë si një vijim të dëshirës e vullnetit për t’i zhvilluar dhe forcuar edhe më tej marrëdhëniet dhe bashkëpunimin mes dy vendeve, në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.
 
“Potencialet ekonomike të dy vendeve tona, veçanërisht në fushën e turizmit, energjetikës, bujqësisë etj. janë ende të pashfrytëzuara dhe ne duhet të bëjmë gjithçka mundemi për të mbështetur dhe nxitur dhomat e tregtisë dhe të gjithë strukturat ekonomike e të biznesit për një bashkëpunim më intensiv në këtë drejtim”, u shpreh Nishani.
 
Presidenti Nishani vlerësoi rolin e veçantë që luajnë komuniteti shqiptar në Bosnje-Hercegovinë dhe ai boshnjak në Shqipëri, duke i konsideruar ato ura lidhëse të rëndësishme për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe dy popujve.
 
Kreu i Shtetit theksoi gjithashtu se komuniteti boshnjak në Shqipëri, megjithëse i kufizuar në numër gëzon të gjitha të drejtat që garantohen nga konventat e Kombeve të Bashkuara dhe të Këshillit të Evropës, si dhe theksoi gjithashtu se është e nevojshme që edhe komuniteti shqiptar në Bosnje-Hercegovinë të ketë një vëmendje më të madhe shtetërore, veçanërisht sa i përket shkollimit në gjuhën shqipe dhe integrimit të tyre në institucionet shtetërore, etj.
 
Të dy bashkëbiseduesit u ndalën edhe në çështjet e sigurisë, si dhe kërcënimet nga terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm e me baza fetare që po prekin vendet dhe rajonin tonë. U theksua nevoja e koordinimit dhe harmonizimit të veprimeve për luftën me sukses të këtyre fenomeneve.

 Dragan %u010Covi%u0107-Nishani

 Dragan %u010Covi%u0107-Nishani

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit/ Reshje shiu e shtrëngata, ulen temperaturat këtë fundjavë

Parashikimi i motit/ Reshje shiu e shtrëngata, ulen temperaturat këtë fundjavë