Nishani takon opozitën
Në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani takoi subjektet politike opozitare dhe më pas do të bëjë homazhe në komplekset përkujtimore në Prekazin e Adem Jasharit e Gllogjanin e Haradinajve.
Në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani është takuar me liderët e subjekteve poltike opozitare në Kosovë.
Fillimisht Nishani takoi nënkrytarin e parë të AAK-së, Blerim Shalën, pastaj Albin Kurtin, kryetarin e Vetëvendosjes, përfaqësues të AKR-së si dhe përfaqësues të partive shqiptare nga Lugina e Preshevës.
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka kërkuar bashkëpunim në mes dy vendeve në të mirën e kombit shqiptar. Kurti ka shtuar se kanë rënë dakord që tashmë ka ardhur koha që komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të bëjë kurrfarë presioni mbi Kosovën, por siç u tha, presioni për normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë të bëhet në Beograd.
E Nënkryetari i AAK-së, Blerim Shala theksoi se konkludim i përbashkët ishte se drejtimi që ka marrë kombi shqiptar, në Shqipëri dhe Kosovë, është i mbarë dhe i mirë.
Nishani është takuar me zv-kryeministrin Sllobodan Petroviq, nga Partia e Pavarur Liberale.Presidenti shqiptar ka vlerësuar kontributin e komunitetit serb të inkuadruar në institucionet e Kosovës, ndërsa Petroviq ka folur për sfidat që e presin Kosovën, njëra nga të cilat është dialogu Prishtinë- Beograd, për të cilat ka kërkuar ndihmë nga Shqipëria, në mënyrë që ky dialog të zhvillohet në interes të qytetarëve. Kurse, presidenti Nishani ka thënë se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë të rëndësishme që të zhvillohen nën garancinë.
Presidenti Nishani më këtë rast tha se është njoftuar me gjendjen e tanishme në vend. Ai ka thënë se bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të jenë të garantuara dhe të mbikëqyrura nga SHBA-ja dhe BE-ja.
Në anën tjetër, përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës, të cilët kanë kërkuar përfshirjen e Luginës në bisedimet Prishtinë Beograd.
Ndërkohë, gjatë ditës Presidenti i Shqipërisë, do të bëjë homazhe në komplekset përkujtimore në Prekaz e Gllogjan ndërkaq do ta vizitojë Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
/rg/shqiptarja.com/
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
44.8%
-
Jo
52.6%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 9985
Lajme të tjera
-
Kufizim orari dhe mund të zhvendoset ‘lagja e dritave të kuqe’, punonjësit e seksit po protestojnë në Amsterdam
2 Prill, 08:17
-
‘Nga Papa, Çurçilli, Musolini dhe Mbreti Zog, te Çaplini, personalitetet që mbajtën ‘Borsalino’! Historia e panjohur kapelës së famshme
2 Prill, 08:15
-
Anthony Joshua v Jermaine Franklin: Britaniku rikthehet në rrugët e fitoreve me fitore unanime të pikëve
2 Prill, 08:02
-
U rikthyen në shtëpinë e Big Brother 4 banorët më të votuar nga publiku, gëzim dhe batute mes ‘të vjetërve’ dhe të ‘rinjve
2 Prill, 07:49
-
Akuzohet për spiunazh, arrestohet Mitropoliti i Kievit i lidhur me Kishën Ruse! Kush është Pavlo Lebid ose ‘Pasha Mercedes’ dhe pasioni i tij për luksin
2 Prill, 07:40
-
Financimi rus/ Ligjet që shkeli Kryemadhi, çfarë rrezikon nga mosdeklarimi i llogarive bankare jashtë vendit
2 Prill, 07:32
-
Sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidencialeve në Mal të Zi! Drejt fundit të epokës 'Gjukanoviç'? Millatoviç shihet favorit
2 Prill, 07:17
-
Analistët: Suksesi i marrëveshjes Kosovë-Serbi varet nga angazhimi aktiv i BE, SHBA
2 Prill, 07:12
-
Akuzat se ka pakt të fshehur me Berishën, Gazment Bardhi: Me të nuk më lidh më as e shkuara! Intriga të vogla për të përçarë edhe më tej PD-në
2 Prill, 06:55
-
Sot bëni kujdes, do të ketë surpriza në dashuri dhe në punë! Parashikimi i yjeve për sot
2 Prill, 06:46
-
'Poker' në transfertë, Barcelona shkëlqen dhe ruan distancën nga Real Madridi (GOLAT)
1 Prill, 22:51
-
Kulmi i 'etheve' parazgjedhore në Turqi, pakujdesia e rivalit kryesor të Erdoganit me 'qilimin e lutjes' ngjall reagime të shumta
1 Prill, 22:50