TIRANË - Shqipëria për shkak të harmonisë fetare mund të kontribuojë modestisht në vendosjen e paqes në botë. Kështu është shprehur presidenti i Republikës Bujar Nishani gjatë një takimi me drejtues te Komunitetit Sant’Egidio. Gjatë takimit kreu i shtetit shqiptar vlerësoi punën e kryer deri tani nga Komuniteti Sant’Egidio në Shqipëri, si dhe kontributin shumëvjeçar, si dhe miqësinë e thellë që ekziston prej më shumë se 25 vitesh.
Aktiviteti, i cili do të zhvillohet me krerët e komuniteteve fetare botërore në Shqipëri në datat 6-8 shtator 2015, është një shenjë e vlerësimit ndaj vendit tonë.” - u shpreh Presidenti i Republikës, - dhe që vjen një vit pas vizitës historike të Atit të Shenjtë, Papa Françeskut I në Tiranë.
Kreu i Komunitetit Sant’Egidio u shpreh gjithashtu se Shqipëria përbën shembull të bashkekzistencës dhe që Evropa dhe mbarë bota mund të përdorë si model, prandaj edhe aktiviteti i këtij profili të lartë ka përzgjedhur Shqipërinë.
Redaksia Online
(do.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com