Nishani: Të vijojmë reformat e
nevojshme, të promovojmë vlerat
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka organizuar një pritje me rastin e Festës së Pavarësisë në Pallatin e Brigadave në kryeqytet. I pranishëm në këtë ceremoni edhe kryeministri Edi Rama.
TIRANE- Në 101-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani vuri theksin tek vijimi i reformave në mënyrë që vendi të ecë përpara, si dhe në zbutjen e klimës politike. Në pritjen e organizuar në Pallatin e Brigadave, me rastin e Festës së Pavarësisë, presidenti Nishani theksoi rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe pasurimit të mëtejshëm.
Sipas Nishanit, ky proces është i rëndësishëm për promovimin dhe shtimin e vlerave kombëtare.
“Shtetin e kemi, duhet t’i shërbejmë. Të vijojmë reformat e nevojshme. Të kujdesemi më tepër për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe ta pasurojmë atë. Pasi nëse nuk e shtojmë këtë trashëgimi, është sikur nuk kemi bërë asgjë. Vetëm në këtë mënyrë do të mundësojmë stabitlitetin më të madh, progres më të harmonishëm në të gjitha nivelet e fushat, dhe në të njëjtën kohë të promovojmë dhe shtojmë vlerat kombëtare, pa e tepruar, në mënyrë të ekuilibruar. Duhet të jemi bashkëpunues me fqinjët, të përveshim llërët, të ndreqëm gabimet dhe të ecim përpara. Të zbusim klimën politike. Ta bëjmë shqipërinë vendin e njerëzve që Shëqipëria meriton, seriozë e të përmbajtur, me shpirt fisnik, që punojnë shumë, duan atdheun, nuk e teprojnë”, tha në fjalën e tij Presidenti Nishani.
I pranishëm në këtë ceremoni ndodhet edhe kryeministri Edi Rama. Në këtë pritje janë të pranishëm edhe personalitete të vendit dhe të huaja.
Paraditen e sotme, Presidenti Nishani ka qenë i pranishëm në qytetin simbol të Pavarësisë, në Vlorë, për të uruar të gjithë shqiptarët.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.7%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
6%
Vota total: 1575
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Po armatosemi fuqishëm', Vuçiç: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur
28 Nëntor, 22:45
-
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
28 Nëntor, 22:25
-
Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën
28 Nëntor, 22:05
-
Monumenti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor, 21:55
-
Berisha me shqiptarët në Greqi: Vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë
28 Nëntor, 21:54
-
‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë
28 Nëntor, 21:39
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26