TIRANË - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka publikuar në faqen e tij zyrtare Facebook ngushëllimin dhe njëherazi keqardhjen për ndarjen nga jeta të këngëtarit të njohur, Florian Kondi, i njohur me emrin e artit "Dr. Flori".
"U prehtë në paqe, Doktor Flori! Artistët e kanë një fat. Ata kujtohen përjetë pasi arti nuk vdes kurrë", shkruan Presidenti Nishani. /ATSH/