TIRANË - Presidenti i Republikës përmes rrjetit social ‘Facebook’ e ka vlerësuar si jo të drejtë, por as të ekuilibruar dhe as një shembull të mirë vendimin e UEFA-s.
 
Ai ka theksuar se të bësh në 2014 veshin shurdhër ndaj akuzave për racizëm dhe dhunës së ushtruar nga motive raciste është një qëndrim që bie ndesh jo vetëm me vlerat që përcjell sporti, si solidariteti dhe olimpizmi, por edhe me vlerat e BE ku shqiptarët kudo në rajon aspirojnë të integrohen.
 
Nishani ka bërë gjithashtu apel për shtim të përpjekjeve që zëri që kërkon dënimin e racizmit të dëgjohet, e fajtorët të marrin dënimin që meritojnë.
 
Postimi i plotë i Nishanit për vendimin e UEFA-s për ndeshjen Serbi-Shqipëri

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)