Nishani, vizita e parë jashtë
Shqipërisë nis me Kosovën

Nishani, vizita e parë jashtë<br />Shqipërisë nis me Kosovën
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, do të zhvillojë vizitën e tij të parë në Kosovë, me ftesë të homologes kosovare, Atifete Jahjaga.

Vizita shtetërore dy ditore në Kosovë do të bëhet në datat 30 dhe 31 gusht, konfirmon Presidenca e Kosovës dhe Ambasada e Shqipërisë në Kosovë.

Zyra presidenciale në Kosovë, njoftoi se vizita do të jetë e karakterit shtetëror, ndërsa mendohet se me këtë rast presidentit Nishani t’i bëhen edhe nderimet shtetërore.

Mësohet se presidentit Nishani i është përcjellë ftesa e presidentes kosovare, Jahjaga, por edhe pse përgjigja e tij nuk është ende zyrtare, vizita do të realizohet.

Kjo shënohet si vizita e parë shtetërore e presidentit Nishani jashtë Shqipërisë.

E teksa ende nuk bëhet e ditur agjenda e plotë mësohet se për ta nderuar edhe më shumë, përveç takimeve me zyrtarët e shtetit, protokolli i shtetit është në përgatitje të një ceremonie me karakter më popullor e cila me gjasë do të mbahet në qytetin e Prizrenit, njoftojnë mediat kosovare.

(gm/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Borsh/ Gomonia pësoi defekt, 9 familjarëve iu rrezikua jeta, mes tyre edhe fëmijë! Policia iu vjen në ndihmë

Borsh/ Gomonia pësoi defekt, 9 familjarëve iu rrezikua jeta, mes tyre edhe fëmijë! Policia iu vjen në ndihmë