Presidenti i Rëpublikës Bujar Nishani ka vlerësuar këtë të hënë, Nënkomisarin Simon Gjeta pas vdekjes me "Dekoratën e Artë të Shqiponjës".
Me motivacionin “Në vlerësim dhe nderim të thellë për përkushtimin e rrallë, devotshmërinë e pashembullt, heroizmin stoik të treguar në radhët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë deri në sakrificën sublime të dhënies së jetës gjatë luftës pakompromis kundër krimit dhe mbrojtjes së rendit dhe zbatimit të ligjit”, Nishani i akordoi "Dekoratën e Artë të Shqiponjës" efektivit të vrarë dy ditë më parë në krye të detyrës në Shkodër.
Kjo dekoratë u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për trimëri në luftën e armatosur dhe për veprimtari ose akte të guximit qytetar në kohë paqeje.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com