Ish-presidenti Bujar Nishani bën një parashikim "të fortë", ku sipas tij zgjedhjet e ardhshme, ato lokale të 2019-ës, janë në rrezik. Nishani i referohet një shqetësimi të ngritur më herët nga opozita për mbledhjen e të dhënave personale të pacientëve në spitale si dhe ato të prindërve të nxënësve në shkolla. 

Nishani shkruan në faqen e tij në Facebook, se qeveria po përdor shkollat e spitalet për të mbledhur këto të dhëna në funksion të zgjedhjeve të ardhshme. Sipas ish-presidenti gjithçka bëhet me një synim të qartë: Manipulimin e zgjedhjeve.

Postimi i plotë i Nishanit në rrjetet sociale:

Qeveria shqiptare urdhëron marrjen e të dhënave personale të shqiptarëve duke përdorur shkollat dhe spitalet.

Qëllimi: manipulimi i zgjedhjeve !

Një skandal që nuk mund të ndodh në asnjë vend normal.

Bota demokratike duhet ta dënoj këtë praktikë autoritariste.

Veproni tani!