Nishliu në finale: Ia dedikoj
tragjedisë së Himarës

Nishliu në finale: Ia dedikoj<br />tragjedisë së Himarës
Shqipëria shkon në finalen e Eurovizion me Rona Nishliun. Këngëtarja shqiptare nga Mitrovica me këngën e saj “Suus” është kualifikuar për finalen e festivalit të këngës së Evropës “Eurovision 2012″ që do të mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

"Një përgjegjësi e madhe mbi supet e mia. Ishte dedikim për tragjedinë në Himarë. Jam shumë e gezuar dhe faleminderit të gjithë mbështetësve. Ju përqafoj me mall nga larg. "- ka thënë këngëtarja pas festivalit. Shqipëria shkoi në finale me votat e shikuesve, sidomos të diasporës Shqiptare.

Performanca këngëtares ka qenë tepër e mirë. Një zë që ka jehuar në çdo cep të sallës së kristaltë në Baku, një paraqitje perfekte e Ronës dhe origjinaliteti i saj ka bërë që ajo të pëlqehet tej mase nga të pranishmit dhe nga juria profesionale, dhe kënga të shoqërohej dy tre herë me duartrokitje.

Pas performancës, Rona Nishliu ka shpërthyer në lot dhe e emocionuar ka dalë me nxitim nga skena e festivalit, dhe duartrokitjet kanë qenë shumë më të forta në këto momente.
Kjo është hera e nëntë që Shqipëria merr pjesë në Festivalin Europian të Këngës Në fund të natës së parë nga 18 konkurentë që u ngjitën në skenën e Baku-së, Rona Nishliu u rëndit në vendin e gjashtë duke shkuar në finalen e madhe.

Vendet e kualifikuara për në finale:
1. Rumania
2. Moldavia
3. Islanda
4. Hungaria
5. Danimarka
6. Shqipëria
7. Qipro
8. Greqia
9. Rusia
10. Irlanda
(d.b/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut