Iran por edhe në vende të tjera fqinje nisën këtë të premte ceremonitë funerale për liderin e vdekur suprem të regjimit, Ali Khamenei, i cili mendohet të jetë vrarë në ditën e parë të sulmeve të SHBA dhe Iranit.

Një skulpturë gjigante në formën e një grushti të shtrënguar me mbishkrimin "Ngrihu", në nder të Ali Khameneit, u zbulua mbi Sheshin Enghelab në Teheran përpara funeralit të tij që do të zhvillohet në 9 korrik.

 Mediat në Lindjen e Mesme raportuan se Irani po përgatitet për një ceremoni që pritet të mbledhë deri në 35 milionë pjesëmarrës në zi dhe qindra zyrtarë.

Arkivoli me Khamenein mbërriti në xhaminë e madhe të Teheranit mëngjesin e kësaj të premteje, teksa në sallën e pritjes një grumbull masiv iranianësh u pa të hidhte lule drejt arkivolit.

Për homazhe mbërritën delegacione të ndryshme, nga ato të qeveritarëve aktualë e deri tek ato të lëvizjes Amal të Libanit, al-Hashd al-Shaabi, organizatën ombrellë të milicive proiraniane në Irak, si dhe Brigadat Hezbollah të Irakut.

Ish-udhëheqësi suprem, i cili drejtoi Iranin për më shumë se 36 vjet, do të nderohet me ceremoni disa ditore në Iran dhe Irak, përpara se të varroset në faltoren e Imam Rezës në Mashhad, më 9 korrik.

Ceremonitë për Khamenein do të zgjasin disa ditë dhe pritet të ndikojnë edhe bisedimet me SHBA për marrëveshjen, teksa takimi I radhës mund të zhvillohet pas javës ceremoniale.

Këtë të premte, kryenegociatori iranian në bisedimet m e Uashingtonin Mohammad Ghalibaf tha se kishin arritur një marrëveshje me Omanin për ngushticën e hormuzit.

Kemi arritur një marrëveshje me Sulltanatin e Omanit për një mekanizëm të lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, të bazuar në nenin 5 të Memorandumit të Mirëkuptimit." u shpreh kryetari I parlamentit iranian, sipas Al Jazeera-s.

SHBA e kanë kundërshtuar një mekanizëm të tillë dhe vendosjen e një tarife tranziti për anijet në Hormuz kanë thënë se nuk do ta pranojnë pasi ujërat e ngushticës së Hormuzit janë ndërkombëtare. Në anën tjetër Irani kërkon ti njihet sovraniteti dhe kontrolli mbi ngushticë.