Real Madrid ka shkëlqyer në Kiev të Ukrainës, duke mposhtur Liverpool në sfidën më të rëndësishme të vitit për klubet e Evropës. Madrilenët kanë rrëmbyer trofeun e 13-të të Champions League, duke fituar 3-1 me anglezët.


Futbollistët e Realit të Madrit duke festuar

Dy gafat amatore të portierit Karius dhe “kryevepra” e Bejl me rofeshatë i dhanë fitoren skuadrës madrilene. Për të ardhur keq, ëndrra e Liverpulit digjet nga dëmtimi i Salah dhe gafat e një portieri që qartësisht nuk është për nivele kaq të larta.

Gol i Benzema 1 - 0

Gol i Mane 1 - 1


Gol i Bale 2 - 1 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:24
FOTO/ Krenaria e shqiptarëve në finalen e Champions, flamuri kuq e zi në shkallët e stadiumit

Përveç performancës së jashtëzakonshme të këngëtares me origjinë shqiptare, Dua Lipa, një tjetër detaj ka emocionuar shqiptarët në mbarë botën në finalen e madhe të Champions League.

Në Kive të Ukrainës Real Madrid dhe Liverpool po luajnë për trofeun e madh, ndërsa ajo që ka tërhequr jo pak vëmendje ka qenë flamuri shqiptar. Flamuri kuq e zi është vendosur në rreshtin e parë të stadiumit në këtë ndeshje mjaft të rëndësishme.


(Flamuri shqiptar në rreshtin e parë të stadiumit)

Ora 21:04
VIDEO/ Dua Lipa 'ndez' stadiumin, hapja e jashtëzakonshme e Champions League

Emocionet e Champions tashmë kanë nisur. Sonte luhet sfida më e rëndësishme e vitit për klube në Evropë. Madrilenët e Ralit të Madritit synojnë të marrin një trofe të trembëdhjetë, të tretin radhazi, ndërsa të kuqtë anglezë synojnë një titull të gjashtë Champions.

Emocionet e kësaj mbrëmjeje filluan me këngëtaren shqiptare, Dua Lipa, e cila përformoi për të gjithë tifozët e pranishëm në stadium, duke bërë krenarë edhe të gjithë shqiptarët që e ndoqën anë e mbanë botës.

VIDEO/Dua Lipa këndon në cermoninë e hapjes për finalen e Champions League

Shqiptarja me famë botërore, Dua Lipa, bëri një super hapje të Champions, me performancë të jashtëzakonshme, që 'ndezi' stadiumin.