Nisin fluturime komerciale Prishtinë-Beograd, nënshkruhet marrëveshja me ndërmjetësimin e njerëzve të Trump, Haradinaj: Hap gjigand

Diplomatët amerikanë organizuan sot nënshkrimin e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë për rifillimin e fluturimeve komerciale Prishtinë-Beograd me qëllim përmirësimin e marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve ballkanike.

Serbia dhe Kosova kanë mbetur fqinj të parehatshëm mes tyre që nga lufta e viteve 1998-1999, gjatë së cilës u vranë mbi 10 mijë persona dhe më shumë se 1 milion të tjerë mbetën pa strehë.

Sipas agjencisë “Associated Press”, këshilltari amerikan për siguri kombëtare, Robert O’Brien tha se marrëveshja e nënshkruar në Berlin mes përfaqësuesve të të dyja vendeve paraqet një marrëveshje historike, duke i cilësuar linjat ajrore komerciale si jetike për ekonominë moderne.

O’Brien tha se mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka pasur fluturime komerciale prej 21 vitesh dhe se pa këtë marrëveshje, për të udhëtuar nga Prishtina në Beograd nevojiten mbi pesë orë përmes transportit tokësor.

Marrëveshja Kosovë- Serbi, u nënshkrua nga ministri serb i ekonomisë, Milun Trivulac, dhe drejtori i përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Eset Berisha në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Berlin, ku ndodhej dhe ambasadori Richard Grenell

Fluturimet 25-minutëshe mes Prishtinës dhe Beogradit do të realizohen nga kompania “Eurowings”, e cila është pjesë e kompanisë “Lufthansa”.

Michael Knitter, shef operacional i kompanisë, tha se fluturimet do të fillojnë pasi të dyja vendet të largojnë pengesat që ekzistojnë në rregulloret për aviacionin civil. Vlen të theksohet se Ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, shërben edhe si i dërguar special i presidentit Donald Trump për Kosovën dhe Serbinë.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur hap gjigant  nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për rifillimin e fluturimeve komerciale

Haradinaj ka shkruar në Twitter se ky është një hap i rëndësishëm për avancimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

“Nisma për të hapur rrugën e tretë ajrore civile të Kosovës për fluturime komeraciale në Serbi, pas Shqipërisë dhe Maqedonisë është një hap gjigant për avancimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe konsolidimin e sovranitetit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Twitter.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës