Nisin hetimet për këshilltarin e Macron, Kohler akuzohet për korrupsion

Nisin hetimet për këshilltarin e Macron, Kohler akuzohet për korrupsion

Alexis Kohler dhe Emanuel Macron

Shefi i kabinetit të presidentit francez Emmanuel Macron, Alexis Kohler, është nën hetim për dyshimin e influencës dhe konfliktin e interesit.

Zyra e prokurorisë financiare tha se po kontrollonte nëse  Kohler kishte shkelur rregullat e shërbimit civil kur ai po trajtonte çështje që lidhen me kompaninë mesdhetare të transportit detar (MSC).

Hetimi erdhi pasi grupi kundër mitmarrjes, “Anticor” depozitoi një ankesë, ku Alexis Kohler akuzohej për ndikim dhe shkelje të rregullave në fuqi për shkak të lidhjeve të tij me “Mediterranean Shipping Company”.

Vet Kohler nuk ka bërë asnjë koment, por pallati “Elize” i doli në mbrojtje, duke sqaruar se nuk ka pasur shkelje dhe se këshilltari i presidentit do të bashkëpunojë plotësisht me drejtësinë.

Kohler mbante një post të lartë drejtues në Ministrinë e Financave, nga e cila u largua në vitin 2016, kur Macron dha dorëheqjen si ministër Ekonomie.

Pas kësaj, ai u zhvendos në Gjenevë për të marrë një pozicion në bordin e “MSC”, me të cilën familja e vet ka lidhje të hershme.

Nëntë muaj më vonë, Macron i kërkoi të bëhej pjesë e stafit të tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje