Me lopata e eskavator, nisin kërkimet për eshtrat e italianit Giuseppe Terrusi në burgun e Burreli! I biri: Babanë e vrau Enver Hoxha se mamaja refuzoi dashurinë e tij! Gërmimet pritet të nxjerrin edhe eshtrat e të tjerëve

BURREL- Ditën e sotme kanë nisur gërmimet në burgun e Burrelit për gjetjen e eshtrave të të zhdukurve në kohën e diktaturës. Iniciator është shtetasi italian Aldo Renato Terrusi të cilit i vdiq i ati në vitin 1952 në këtë burg famëkeq.

Në burgun e Burrelit mendohet se janë varrosur dhe shumë të burgosur të tjerë që kanë humbur jetën gjatë nga torturat, sëmundjet ose uria, por është hera e parë që shteti shqiptar ndërmerr një akt të tillë për gjetjen e tyre.

Burimet thanë për Report Tv se është ngritur një Task-Force e Posaçme dhe aktualisht gërmimet po kryhen në oborrin e burgut të Burrelit. Drejtoresha e Autoritet të Dosjeve Genta Sula tha se ky proces mund të mos jetë i suksesshëm, por është i domosdoshëm.

"Do të jetë një proces shumë i gjatë, the mbase i pasuksesshëm në disa raste, por i domosdoshëm dhe i përgjegjshëm.  I uroj familjareve kurajo, durim dhe force për të vene në vend dinjitetin njerëzor te të dashurve të tyre", shkruan në rrjete sociale, drejtoresha e Autoritet të Dosjeve Genta Sula.

Report Tv ka mësuar se ka qenë këmbëngulja e ambasadës italiane në Tiranë dhe djalit të Giuseppe Terrusit, Aldo Renato Terrusi, që ka çuar drejt këtij veprimi. Shumë familjarë që kanë humbur të afërmit në këtë burg shpresojnë që ky hap të çojë dhe drejt gjetjes së eshtrave të të dashurve të tyre.

Giuseppe Terrusi

 

Duhet theksuar se vendimi për të nisur gërmimet është ndërmarrë pas një urdhri të përbashkët të ministrisë së Drejtësisë dhe prokurorisë. Prokuroria e Dibrës ka firmosur tre ditë më parë vendimin, ndërsa gërmimet kanë nisur këtë të enjte.

Aldo Renato Terrusi

Varri tek “qershia”, siç e quanin të burgosurit, është vetëm një prej të paktën 35 varreve masive që u përdorën nga diktatura për të varrosur të pushkatuarit ose ata që vdiqën burgjeve gjatë 45 viteve diktaturë. Burgu u ndërtua nga mbreti Zog si institucion i sigurisë së lartë për të burgosurit ordinerë, por ai u  përdor që në vitet e para nga komunistët për dënimin e kundërshtarëve politikë.

Harta e përgatitur nga Aldo Terrusi për kërkimin eshtrave të të atit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:13
Me lopata dhe eskavator/ Dalin foto nga kërkimet e eshtrave të të zhdukurve në burgun e Burrelit

Drejtoresha e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula ka publikuar disa foto nga gërmimet për gjetjen e eshtrave të të zhdukurve në burgun e Burrelit. Ajo shprehet se është në proces i gjatë,  që ndoshta mund të mos rezultojë i suksesshëm, por është e domosdoshëm. Ajo i ka uruar familjarëve kurajo, durim dhe forcë.

"Po ndodh. Nën udhëheqjen e Task Forcës së posaçme, po gërmohet në oborrin e Burgut të Burrelit për të gjetur gjurmë të varreve të humbur në komunizëm. Do të jetë një proces shumë i gjatë, dhe mbase i pasukseshem në disa raste, por i domosdoshëm dhe i përgjegjshëm. I uroj familjareve kurajo, durim dhe force për të vene në vend dinjitetin njerëzor të të dashurve te tyre", shkruan Sula.

Ora 13:31
Dokumenti/ Nisin kërkimet në burgun e Burrelit, historia e italianit të vrarë, i biri: Babanë e vrau Enver Hoxha se mami im refuzoi dashurinë e diktatorit

Giuseppe Terrusi  ishte vendosur në Shqipëri që në mes të viteve ’30 si nëndrejtor i bankës italiane në Gjirokastër. Më pas emërohet drejtor i bankës italo-shqiptare në Vlorë. Martuar me Aurelia Poselli në vitin 1936.

Vendosja e regjimit komunist do të shënonte nisjen e kalvarit të fatkeqësive. Çifti me një djalë 3 muajsh, do të ndahej përgjithmonë në vitin 1945, kohë kur Giuseppe arrestohet me akuzën se “ka  hapur arkat e bankës për gjermanët”. Hakmarrja ishte në të vërtetë një histori personale, e kishte fillesën tek refuzimi i dashurisë që Aurelia i kishte bërë Enver Hoxhës në vitet’30.
Giusepe Terrusi burgoset fillimisht në Vlorë, ku mbahet deri në vitin 1949. Atë vit bashkëshortja e tij dhe djali 5 vjeçar Aldo Renato Terrusi riatdhesohen ën Itali, duke lënë pas të atin e burgposur që nuk do ta shihnin më kurrë.

Giusepe transferohet nga burgu i Vlorës në burgun e Burrelit në vitin 1949 . Në Burrel vuan dënimin për tre vite, derisa në vitin 1952  vdes aty dhe varroset Brenda territorit të burgut. Aurelia e vendosur në Itali me gjithë të birin Aldon, pëson një krizë të rikuperueshme nga humbja e të shoqit në këto rrethana. Aldo Renato Terrusi, kthehet për herë të parë në Shqipëri në vitin 1993, plot 44 vjet pasi lanë të atin në burgun e Burrelit. Prej vitit 1993, Aldo nuk do reshtte përpjekjet e tij për të zbuluar të vërtetën rreth fatitit të të atit dhe për të zbuluar eshtrat e tij. 

Pas takimeve të shumta e dëshmive të mblehdura nga bashkëvuajtës të të atitt Aldo arriti të lokalizonte me përafërsi territorin ku mund të ishte varrosur i ati. Për afro 30 vjet përpjekjet e tij duke u ndeshur me burokracitë e shtetit shqiptarë e çonin gjithnjë në pikën zero, edhe pse ai ka publikuar dokumentet origjinale të procesit gjyqësor të babait në Vlorë, në vitin 1945 si edhe dokumentin në burgun e Burrelit që njofton inistitucionet shqiptare për vdekjen e tij në 2 mars 1952 (të siguruara nga miqtë, përmes Gëzim Peshkëpisë i ISKK, me president Agron Tufën)

Dokumenti i burgu i Burrelit që njofton institucionet shqiptare për vdekjen e 7 të burgosurve politik, mes tyre Giuseppe Terrusi

Sot, 68 vjet pas vdekjes së të atit, për herë të parë nisin gërmimet për të zbuluar eshtrat e tij. Sipas statistikave, ekzistojnë rreth 6000 të pushkatuar  gjatë regjimit komunist, që cilësohen si persona të humbur.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tralala: 02/10/2020 06:02

    Te ngrihet nje memorial ne kujtim te denuarve politik..eshte shum i domosdoshem ,,per te kujtuar te afermit njerezit e tyre..per krimet e diktatorit dhe perbindeshit enverit nje maskara nje lapanjosi nje familje e degjeneruar me niper me mbesa te korroptuar totalisht.

    Përgjigju
  • Albi: 01/10/2020 17:53

    Po keta si u zhduken ne demokraci

    Përgjigju
  • I TETI NE BRONZ I NENTI NE ALLCI: 01/10/2020 16:52

    AUTORITETI I DOSJEVE TE JAP AKTET E EKZEKUTIMEVE NE DOSJET PERKATESE,PER TE PATUR NJE SHPRESE .MENYRAT DHE METODAT I DINI ME MIR JUVE TE AUTORITETIT PER ZGJIDHJE TE TEJZGJATUR TE PROBLEMIT.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 01/10/2020 15:35

    Porosia e ramisalise se komunizmi do shahet me nene e babe,me gjysh e gjyshe dhe me stergjysh e stergjyshe,por pushtetin komunistet nuk do ta leshojne kurren e kurres ne krye te 30 vjeteve eshte bere realitet. Portalet shkruajne e zhgarravisin kunder komunizmit,por komumistet jane ne pushtet dhe bejne rrotacionin. Te mjeret ne çfare i kemi bere vetes. Te mjeret ne qe na eshte shplar truri teresisht dhe mjer pasardhesit tane. BANDA,KLANSEKTI PS,PD,LSI, japin shfaqie per te mbajtur akoma pushtetin.

    Përgjigju
  • Luli: 01/10/2020 14:58

    Enver Hoxha ishte dirtator dakort,por se kishte dashnore,se ishte homoseksual,etj na ithate.Tani te dali na njoni dhe te thote sa modh e kishte"patllaken"

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane