Ditën e nesërme, në orën 08:00, do të nisin punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa Autoriteti Rrugorë Shqiptar (ARRSH) ka dalë me një sqarim se si do të bëhet qarkullimi i automjeteve. Punimet planifikohen të realizohen gjatë harkut kohor prej datës 4 maj në datë 25 maj, ndërsa qarkullimi i automjeteve do të bëhet nga vetëm një korsi.
ARRSH udhëzon shoferët që të përdorin edhe kalime të tjera në rrugën dytësore që nga Mbikalimi Kamëz, degëzimi për QTU etj..
Po ashtu bëhet me dije se nëse do të jetë mot i papërshtatshëm, me reshje shiu, grafiku i punimeve do të shtyhet deri në përmirësimin e motit dhe ndërkohë autostrada do të jetë e lirë për përdorim.
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se duke nisur nga dita e martë, datë 4 Maj 2021, ora 08:00 në mëngjes, në kuadër të projektit “Mirëmbajtja dhe Siguria Rrugore Bazuar në Rezultate”, financim i Qeverisë së Shqipërisë dhe Bankës Botërore, do të vijojnë të realizohen punime në rrugë për riparimin e shtresave asfaltike, në:"Qafë Kashar-Ura e Dajlanit Durrës
• Dita e parë e punimeve në segmentin Maminas–Sukth.
Në këtë drejtim mjetet do të qarkullojnë në një korsi në përputhje me planin e menaxhimit të trafikut.
• Dita e dytë e punimeve në segmentin Maminas-Kryqëzimin e Shkozetit.
Në këtë drejtim mjetet do të qarkullojnë në një korsi në përputhje me planin e menaxhimit të trafikut.
• Dita e tretë e punimeve në segmentin Shkozet – Ura e Dajlanit.
Në këtë drejtim mjetet do të qarkullojnë në një korsi në përputhje me planin e menaxhimit të trafikut.
Ura e Dajlanit Durrës-Qafë Kashar
Për këtë fazë do të ndiqet i njëjti grafik punimesh dhe menaxhim trafiku, por me drejtimin nga Ura e Dajlanit–Qafë Kashar", njofton ARRSH.