Nisin pagesat e shpërblimit ndaj CEZ
marrëveshje për kredi me OSHEE

Nisin pagesat e shpërblimit ndaj CEZ<br />marrëveshje për kredi me OSHEE
TIRANE- Qeveria shqiptare ka nisur pagesat e dëmshpërblimit ndaj kompanisë CEZ. Kësti i paguar para 1 jave kap shifrën e 10 mln eurove, ndërsa mësohet se do të vijohet me shlyerjen e kësteve të tjera me vlerë nga 20 milionë euro. Ndërkohë, Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës marrëveshjen për një kredi të OSHEE. Zëvendësministri i Financave Erjon Luci theksoi se do lëshohet garanci për OSHEE me vlerë prej 85 mln euro.

Në 24 qershor, Ministria e Industrisë dhe Energjisë njoftoi se qeveria shqiptare ka arritur një marrëveshje miqësore për mbylljen e bisedimeve mes saj dhe kompanisë CEZ, ku pala çeke heq dorë nga kërkimi i vlerës prej 103 milionë euro të paguara për blerjen e aksioneve në vitin 2009, si dhe nga çdo pretendim tjetër financiar që lidhet me vlerën e blerjes dhe investimeve fillestare.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nxiti protesta masive, presidentja e Gjeorgjisë i vë veton ligjit për 'agjentë të huaj'

Nxiti protesta masive, presidentja e Gjeorgjisë i vë veton ligjit për 'agjentë të huaj'