Nga Vlora, pas përfundimit të takimit me operatorët turistik zv.kryeministri Arben Ahmetaj i pyetur për mungesën e bashkisë së Vlorës në takim dhe kryetarit Dritan Leli shmangu pyetjen duke mos u përgjigjur, por duke vendosur theksin tek pjesa se bashkëpunimi me bashkinë e Vlorës është tepër thelbësor.
Ahmetaj shprehet se nëse dy milionë euro të dhëna nga bashki e Vlorës për pastrimin e qytetit nuk mjaftojnë, atëherë qeveria e vendit do të japi fonde ekstra duke dyfishuar fondin për pastrimin për sezonin turistik.
‘Pjesëmarrësit këtu janë të gjithë sipërmarrës dhe institucione. Unë takimet me partinë i bëj më vete. Këtu ishte takim në kuadër të parapëgatitjes për sezonin turistik dhe jo si përfaqësues politik, por si anëtar i kabinetit qeveritar. Unë mendoj se përgatitja për sezonin është shumë e rëndësishme dhe për injektimin e një kulture të përgjegjshme ndaj shërbimit për turistët. Shoh përgjegjshmëri shuëm të madhe nga pjesa e institucioneve. Bashkëpunimi me bashkinë është i rëndësishme. Këtë vit buxheti për pastrimin do të jetë i dyfishtë dhe do të ketë edhe fonde shtesë nga qeveria. Pritet që të përballet me numra turistësh seriozë.’- tha Ahmetaj
Zv.ministrja e turizmit Vilma Bello, e pyetur në lidhje me konfliktin Ukrainë-Rusi dhe dëmtimin e turizmit në Shqipëri si rrjedhojë e këtij raporti duke ditur se pjesa më e madhe e turistëve në Vlorë dhe jo vetëm janë ukrainas dhe Bjellorusë, la të nënkuptoj se qeveria e vendit nuk ka ende një strategji të saktë për të thithur turistë të tjerë të huaj.
Bello e la çdo gjë në dorë të diplomacisë dhe vijimit të mëtejshëm të konfliktit, teksa shtoi se situata do të shihet më specifikisht në muajin maj ku fillojnë dhe prenotimet për sezonin turistik.