Nisin procedurat për ndryshimin e Kodit Penal

Nisin procedurat për ndryshimin e Kodit Penal
PRISHTINE- Qeveria e Kosovës nis zyrtarisht procedurat për ndryshimin e Kodit Penal duke i hequr nga ky Kod nenet 37, 38 dhe atë 39. Nenet kishin të bënin me me përgjegjësitë penale të mediave dhe gazetarëve dhe u kundërshtuan ashpër nga gazetarët.

Nisma më e re e qeverisë pasoi vendimin e Kuvendit të Kosovës për rrëzimin e kërkesës së presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga për heqjen e neneve.

Vetë kryeministri Thaçi deklaroi se po ndihej i turpëruar me vendimin e Kuvendit, përderisa zëvendësi i tij dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi kishte dhënë dorëheqje duke mos u pajtuar me këto nene.

Kërkesa e presidentes për heqjen e neneve 37 dhe 38 nga Kodi Penal u rrëzua vetëm për dy vota të premten, pasi nga 61 votat e nevojshme mori mbështetjen e 59 deputetëve. Ata që votuan kundër ishin katër deputet të PDK-së.

Tani, kur janë iniciuar procedura të reja, opozita është deklaruar se do t’i mbështesë ndryshimet në Kodin Penal, vetëm nëse PDK pajtohet që nenet 37, 38 dhe ai 39 të hiqen tërësisht dhe jo të riformulohen, siç kishin insistuar disa nga deputetet ë PDK-së.

Një çështje që kërkon interpretime shtesë juridike, mbetet ajo e procedimit të ndryshimeve në Kuvend, marrë parasysh se Kodi i ri Penal hyn në fuqi në janar të vitit 2013.

Deputeti Arsim Bajrami ka thënë për europaelirë se i takon Komisionit për Legjislacion që të bëjë një interpretim, nëse Kodi mund të ndryshohet para janarit, përderisa nuk ka hyrë në fuqi, apo duhet të pritet hyrja e tij në fuqi e më pas të ndryshohet.

Ndryshimet në Kodin Penal në favor të shtypit dhe shprehjes së lirë i ka mbështetur edhe Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Digjen 2 makina, 4 minuta më pas hidhet lëndë plasëse pranë një banese! Identifikohet njëri prej autorëve (EMRAT)

Shkodër/ Digjen 2 makina, 4 minuta më pas hidhet lëndë plasëse pranë një banese! Identifikohet njëri prej autorëve (EMRAT)