Teksa procedurat për shkarkimin e presidentit Ilir Meta kanë nisur, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka publikuar foton e ëmbël me një bebe në krahë, duke i uruar të gjithëve një javë të mbarë.
Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, Kryemadhi shkruan se fëmijët e vegjël dhe e ardhmja e tyre kanë rëndësi.
Edhe pse 50 deputet të Kuvendit kanë nisur procedurat për shkarkimin e presidentit, pasi sipas tyre Meta ka shkelur rëndë Kushtetutën, Kryemadhi ka zgjedhur të kalojë kohën e saj ndryshe.