Kanë nisur punimet përforcuese në Urën e Matit, e njohur si “Ura e Zogut”, monument kulture, për vlerat e saj arkitektonike të kohës.
Ura e Matit është një prej veprave më të veçanta inxhinierike në Ballkan dhe njihet si një nga veprat e para inxhinierike, të këtyre përmasave, të shtetit shqiptar.
Projektuar nga inxhinieri zviceran Erëin Schnitter dhe ndërtuar nga firma triestine "Mazorana & Co Triest", nën drejtimin e inxhinierit Gjovalin Gjadri, ura e gjatë 480 metra u ndërtua me gjashtë harqe (kampata), secili nga 54 metra. Edhe pse një prej pjesëve u dëmtua gjatë Luftës së Dytë Botërore, ura mbetet një dëshmi e forcës krijuese dhe elegancës.
Nisja e punimeve në këtë urë është bërë me dije sot nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Sot, ky monument kulture, në listën e pasurive në rrezik nga “Europa Nostra” ????????, i është nënshtruar falë financimit nga Qeveria Shqiptare, një ndërhyrjeje shpëtuese, si fazë e parë përforcuese, dhe në vijim pason restaurimi thelbësor, ku ekspertët po verifikojnë thellësinë e zhytjes së themelit dhe ndërthurjen e strukturës mbajtëse të çeliktë me këmbën e urës, veçanërisht për shkak të ndërtimit në mjedis me ujë dhe për shkak të cedimit dhe animit të këmbës së urës”, shkruan ai.
Ky projekt pritet të kthejë për publikun, për qëllime panoramike e pelegrinazhi, një tjetër objekt trashëgimie, të aksesueshëm e të kalueshëm nga vizitorët dhe të shfrytzueshëm për komunitetin e zonës.
S.B/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
0%
-
Pak
0%
-
Aspak
100%
Vota total: 2
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rijetëzimi i Kalasë së Elbasanit, nënshkruhet marrëveshja! Rama: Më shumë vizitorë, 200 vende sytë tek ne për Giro d'Italia
11 Janar, 13:04
-
Qeveria miraton bonusin e ri për pensionistët 5- 10 mijë lekë, kalon dhe 'Paketa e Maleve'! Zgjatet deri më 2028 afati për kompensimin e ish pronarëve
9 Janar, 13:04
-
'Ura për Shqipërinë 2030', Rama: Zhvillojmë pronën shtetërore, s’paguajmë më qira! 25 institucione akomodim në kulla, shteti në këmbim të pronës merr zyrat
9 Janar, 10:35
-
Elenita Roshi merr drejtimin e Muzeut Historik Kombëtar
7 Janar, 22:38
-
Shpallet konkursi për drejtorin e përgjithshëm të TKOBAP, kriteret për aplikantët
7 Janar, 16:53
-
Nata festive e Vitit të Ri 2024-2025, Esencë-Report Tv ! Maratonë me 11 të ftuar dhe rreth 8 orë emision EKSKLUZIVE
31 Dhjetor 2024, 21:14
-
Vitet e punë para 94’ por pa dokumente, do njihen për pension! Gonxhja: Projektligji eliminon proceset e zgjatura gjyqësore
28 Dhjetor 2024, 15:20
-
PD denoncon: Blendi Gonxhja, miliona euro tenderë të paracaktuar për miqtë e tij! Reagon ministri: Opozitë me 'menu fikse'! Kemi bërë revolucion në prokurimet publike
22 Dhjetor 2024, 13:03
-
Teatri i Kukullave, rikthim për fëmijët pas 3 vitesh mungesë. Rama: Shumë shpejt, gati edhe teatri i ri te Parku i Liqenit
16 Dhjetor 2024, 15:06
-
Përurohet Teatri i Kukullave, Gonzato: BE s’është vetëm rregullore, por dhe ruajtje e identitetit! Rama-fëmijëve: Këtu ka qenë Parlamenti, na konsideroni si kukulla!
16 Dhjetor 2024, 14:00
-
'Gati marrëveshja me Emiratet për transformimin e shtypshkronjave të letrave me vlerë', Rama: IA do monitorojë gjithçka ndodh nëpër rrugë! Policia do bëhet e padukshme
10 Dhjetor 2024, 11:08
-
Miratohet bonusi i fundvitit, shpërndarja nis javën II të dhjetorit! Kategoritë, kush merr 100 e kush 150 euro! Përfitues pensionët, fëmijët jetimë dhe ushtarakët në pension të parakohshëm
27 Nëntor 2024, 11:11
Nji ngjarje mjaft e bukur...Pak me vonese por teper e domosdoshme....urimet ma te mira nga une nji trashegimtar i monumente ve te kultures ne shkoder...
Përgjigju