Ka nisur tashmë puna për hapjen e një tjetër kantieri me rëndësi për qytetin e Beratit, rruga e Qafë-Dardhës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga investim, i cili sipas tij do të lehtësojë jetesën e banorëve të pesë fshatrave përreth.

'Me hapjen e një tjetër kantieri me rëndësi për Beratin, rrugën e Qafë Dardhës, një investim i cili jo vetëm do të lehtësojë jetesën e banorëve të pesë fshatrave përreth, por dhe do të çlirojë potencialin e paprekur turistik të një zone me natyrë të jashtëzakonshme deri lart në Malin e Tomorrit, ju uroj një ditë të mbarë', shkruan ai. 

Loti 1 financohet nga qeveria shqiptare, ndërsa loti 2 financohet nga BERZH. Zbatimi i projekteve mundësohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.