Nisin pushimet,mësuesi publikon në
FB librat që nxënësit mund të lexojnë

Nisin pushimet,mësuesi publikon në<br />FB librat që nxënësit mund të lexojnë
Procesi mësimor edukativ tashmë është mbyllur për sistemin arsimor parauniversitar dhe maturantëve iu ka mbetur edhe pak kohë për të kryer provimet e maturës shtetërore.
 
Përfundimi i shkollës i jep fëmijëve më shumë hapësirë për të kaluar kohën e lirë në mënyra të ndryshme, por një mësues në Korçë jep edhe sygjerime sesi dhe çfarë librash mund të lexojnë fëmijët gjatë sezonit të verës.

Është mësuesi Erget Cenolli ai që jep edhe një listë të titujve të librave të cilat ai iu sygjeron fëmijëve që të lexojnë, në mënyrë që ata të mos shkëputen nga libri edhe gjatë ditëve të pushimeve verore, deri në muajin shtator kur shkolla do të rifillojë.

Erget Cenolli është mësues i lëndës së Gjuhës Shqipe. 
 
Ja lista e titujve të librave e publikuar në rrjetin social Facebook për të gjithë fëmijët e interesuar
1. Pjesë nga Epika legjendare shqiptare (Muji dhe Halili)
2. Narcisi dhe mite të tjera greko- romake
3. Përralla popullore shqiptare
4. Rinë Katerinëza dhe rrëfime të tjera të Mitrush Kutelit
5. “Horla” novelë nga Gi dë Mopasan
6. “Krasta Kraus” Bilal Xhaferri
7. “Prilli i thyer” Ismail Kadare
8. Proza të shkurtra nga Migjeni
9. “Kumbulla përtej murit” tregim nga Ernest Koliqi
10. Pjesë nga libri i Edit Durham “Brenga e Ballkanit”
11. Ditari i Ana Frankut
12. Biografia e Pjer dhe Maria Kyri
Poezi nga:
1. Lasgush Poradeci
2. Ndre Mjeda
3. Fan S. Noli
4. Azem Shkreli
5. Ismail Kadare
6. Gjergj Fishta “Mrizi i zanavet”
7. Ezra Paund
Poema:
1. “Iliada” Homeri
2. “Bagëti e bujqësia” Naim Frashëri
3. “Këngët e Milosaos” Jeronim de Rada
Drama:
1. “Hamleti” Shekspir
2. “Shtëpi kukulle” Ibsen
3. “Pas vdekjes” Çajupi
Për gramatikën nxënësi duhet të mbajë dhe kunsultohet herë pas here me:
“Gramatika e gjuhës shqipe” botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Përjashtimi i 24 deputetëve demokratë nga Kuvendi, Sula: Ky vendim nuk na tremb për të vijuar betejën tonë

Përjashtimi i 24 deputetëve demokratë nga Kuvendi, Sula: Ky vendim nuk na tremb për të vijuar betejën tonë