TIRANE- Nisin sot regjistrimet për vitin e parë të shkollave të mesme. Regjistrimet vazhdojnë deri më datë 9 shtator. Ministria e Arsimit thotë se duhet të kenë kujdes ata nxënës të cilët kanë mbaruar shkollën 9 vjeçare në një institucion privat të cilët duhet të drejtohen në drejtorinë arsimore për të verifikuar lëndët që ka bërë dhe me cilin nga gjimnazet përputhet programi që ka ndjekur më parë. Të gjithë nxënësit duhet të dorëzojnë dëftesën e shkollës 9-vjeçare të noterizuar. Këtë vit regjistrimi do të bëhet në bazë të vendbanimit të çdo nxënësi kjo për arsyen se shumë nga gjimnazet nuk preferohen nga të rinjtë duke i lënë ata me numër të paktë nxënësish.
FLUKS KERKESASH PER KOPSHTET
Ndërkohë që drejtoria arsimore e Tiranës është mbipopulluar këto ditë, nga prindër të shumtë që shkojnë të regjistrojnë të vegjlit e tyre në kopshtet publike. Regjistrimet kanë nisur ditën e djeshme dhe përfundojnë me datë 6 gusht. Kërkesat janë të shumta, e po ashtu edhe pretendimet e prindërve që duan t’i dërgojnë fëmijët jo te kopshti i lagjes, por te “kopshti më i mirë”. Për t’i regjistruar të vegjlit nëpër kopshte duhet një certifikatë me fotografi, një vërtetim nga ambulanca e lagjes që i ka bërë të gjitha vaksinat si dhe një vërtetim lagjeje që je banor i saj.
/Shqiptarja.com