Problemet e para për shkak të uljes së temperaturave dhe reshjeve te bores janë paraqitur në qarkun e Dibrës.
Njësitë administrative, Lurë, Kalaja e Dodës, Selishtë, Trebishtë dhe Ostren janë të bllokuara.
Trashësia e borës ne keto njesi administrative ka arritur deri në 35 cm. Rruga nacionale Kukës- Peshkopi kalohet me vështirësi, e bllokuar është dhe ura e Sheranecit.
Probleme janë shfaqur dhe në Bulqizë, e cila njihet si një ndër zonat më të ftohta të qarkut Dibër. Nga fotoja e mëposhtme, duket se qyteti 'është zgjuar' këtë mëngjes i mbuluar nga dëbora, si dhe me prani të madhe ngricash në rrugë, duke u kthyer në problem për qarkullimin e mjeteve.

(Dëborë dhe ngricë në Bulqizë)
/Shqiptarja.com

d.c./shqiptarja.com