Reshjet e dëborës janë rikthyer në Korçë por me intensitet të ulët në lartësinë mbi 1300 m. Report Tv mëson se në Dardhë trashësia e dëborës ka arritur deri në 5 cm. Ndërkohë në aksin turistik mjetet mund të qarkullojnë normalisht.
Sakaq, Autoriteti Rrugor i bën thirrje drejtuesve të mjeteve që udhëtojnë drejt pikës turistike të kufizojnë shpejtësinë dhe të përdorin goma dimërore.
Burime për Report Tv bëjn me dije se në Voskopojë, Qarr dhe Devoll po bien reshje shiu me intensitet mesatar.