Superliga shqiptare e futbollit do të fillojë sot me ndeshjen e parë të fazës 'Final 4'. Në orën 19:00 në 'Air Albania' do të përballen Vllaznia dhe Dinamo, për një ndeshje që pritet e luftuar. Shkodranët e mbyllën në krye kampionatin e rregullt, teksa Dinamo vjen si fituesja e Kupës disa ditë më parë. Vllaznia dhe AF Elbasani kanë nga 31 pikë në klasifikimin për garën e titullit kampion, ndaj çdo pikë vlen.

Në tre përballjet e fundit mes kampionatit dhe Kupës, Dinamo nuk humbet kundër Vllaznisë, duke pasur një fitore dhe dy barazime. Në katër ndeshjet e kampionatit me tyre, është Vllaznia që ka dy fitore, ndërsa një ndeshje është mbyllur në barazim dhe një është fituar nga Dinamo (3-1 në raundin e dytë).

Forma e fundit flet për sinjale interesante. Dinamo ka shënuar e pësuar shpesh, me 4 nga 5 ndeshje që kanë kaluar mbi 2.5 gola dhe 8 nga 10 ndeshje që kanë prodhuar gola nga të dyja ekipet. Në anën tjetër, Vllaznia ka pasur 9 nga 10 ndeshjet e fundit me më pak se 2.5 gola, tregues i një skuadre më të kujdesshme.

Paçka se shifrat flasin diçka më shumë për Vllazninë, Dinamo ka treguar di të bëjë keq. 'Blutë' e Ilir Dajës kanë 24 pikë, shtatë pikë pas kryesuesve dhe nuk do kenë të gatshëm për sot Aldo Teqjan, Malomon dhe Andre Teixeira. As trajneri Daja nuk do jetë në stol, kjo pasi është pezulluar me katër ndeshje nga Disiplina për shkak të kartonit të kuq të marrë në finalen e Kupës kundër Egnatias.

Superliga, kalendari i fazës 'Final 4':

Java 1

Vllaznia vs Dinamo, 16.05.2026 19:00

AF Elbasani vs Egnatia, 17.05.2026 19:00

Java 2

Vllaznia vs Egnatia, 23.05.2026 19:00

AF Elbasani vs Dinamo, 24.05.2026 19:00

Java 3

Egnatia vs Dinamo, 29.05.2026 19:00

Vllaznia vs AF Elbasani, 31.05.2026 19:00

*Të gjitha ndeshjet e 'Final 4' do të luhen në stadiumin 'Air Albania' në Tiranë.

Renditja e 'Final 4':