Nisin punimet për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, përshkohet në 7 min! Rama: Plotëson gjerdanin e investimeve të bëra në zonën e Labërisë! Sjell zhvillim ekonomik dhe turistik

VLORË-Nisën sot punimet për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Nga 55 minuta që bëhet aktualisht Qafa e Llogarasë, përmes ndërtimit të tunelit do të bëhet vetëm për 7-10 minuta. Në çelje të punimeve për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, nga Vlora kryeministri Edi Rama tha ky projekt plotëson gjerdanin e të gjitha investimeve të bëra në zonën e Labërisë.

Sot, tha Rama, jetësohet projekti që ka 3 dekada që fle në sirtarë  duke shkurtuar ndjeshëm kohën që do të përshkruhet e gjithë zonën e Jugut.

Duke u ndalur te një sërë investimesh në jug të vendit, Rama tha se synohet rritja e ofertës turistike, çka do të sjellë zhvillim ekonomik, pasi të gjitha investimet që nga rrugët, portet dhe aeroporte që pritet të nisin janë 'fabrika buke' për qytetarët dhe rritje e ekonomisë për vendin.

"Këto janë të gjitha ‘fabrika buke’ që sjellin hallka të reja të zinxhirit të vlerës. Në portin turistik të Vlorës do ketë shumë shërbime që do i kryejnë vendasit që do të thotë do ketë shumë vende pune, fluks të shtuar njerëzisht që do vijnë për të dalë, për të shëtitur, për të ngrënë, për të fjetur dhe do të sjellin para”, tha Rama

Për ndërtimin e tunelit të Llogarasë ka fituar Konsorciumi turk, (bashkimi i kompanive Kompanitë turke Intekar Yapi Turizm Elektrik Insaat Sanayi Ticaret Limited Sirketi dhe Asl Insaat Taahhut Ve Sanayi Ticaret Limited Sirketi, ndërsa do të kushtojë 140 mln €!

Vetë kompania tha se do të përfundojë këtë afat për 33 muaj, nga 37 që ishte i planifikuar. Tuneli i Llogarasë lidh Urën e Shën Elizës me atë të Palasës me një gjatësi prej 5.9 km si dhe do të lidhet në hyrje dhe dalje të tij me dy ura 110 dhe 40 metra.   

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:57
Rama: Shumë shpejt nisin punimet dhe për portin dhe aeroportin e Vlorës, janë 'fabrika' pune

Rama tha se shumë shpejt do të nisin punimet edhe për aeroportin dhe portin e Vlorës që do të nxisin edhe më shumë zhvillimin ekonomik duke u kthyer në 'fabrika' pune për banorët e zonës.

“Ajo që është shumë elementare dhe nuk do ishte nevoja të shpjegohej është që pikërisht të gjitha këto rezultojnë në një ekonomi shumë më të fortë, në të ardhura shumë më të larta, në një mundësi rishpërndarjeje shumë më të madhe që do të thotë shumë më tepër për njerëzit, që do të thotë paga më të larta dhe shumë më tepër vende pune dhe të paguara shumë më mirë. Për pak ditë më në fund, pas një kalvari të vërtetë ne do të bëjmë të njëjtën gjë si sot, duke ngritur kantierin e aeroportit drejt Vlorës. Do të jetë një aeroport ndërkombëtar, do të jetë një aeroport i cili do të sjellë vlerë të shtuar si një aeroport i një kategorie të lartë, ndër më të lartat sipas standardeve europiane, që do të ofrojë fluturime kudo, edhe kapacitet fluturimesh transoqeanike dhe shërbime të cilat ende sot nuk i ka aviacioni civil shqiptar që do të jenë të mundura dhe në aeroportin tjetër Nënë Tereza, falë një investimi tjetër që fillon nga ai aeroport në pistë që sot e bën të pamundur vendosjen e fluturimeve direkte me SHBA dhe vende të tjera jashtë Europës. Një port për jahtet që përsëri është një tjetër motor për ekonominë e vendit. Këto janë të gjitha ‘fabrika buke’ që sjellin hallka të reja të zinxhirit të vlerës. Në portin turistik të Vlorës do ketë shumë shërbime që do i kryejnë vendasit që do të thotë do ketë shumë vende pune, fluks të shtuar njerëzisht që do vijnë për të dalë, për të shëtitur, për të ngrënë, për të fjetur dhe do të sjellin para”, tha Rama

Ora 12:44
Rama nuk pret shiritin e fillimit të punës në tunelin e Llogarasë, fton një vajzë të re: U bë simbol i këtij rrugëtimi

Kryeministri Edi Rama nuk ka prerë vetë shiritin e fillimit të inaugurimeve të punës, por ka ftuar një vajzë të re, që sipas tij është bërë simbol i kësaj vepre dhe e ka takuar për herë të parë në 2013 gjatë fushatës së PS.

"Unë nuk pres shirita, nuk besoj tek gërshërët se jam shumë i fokusuar tek fundi dhe jo tek fillimi i punës, por meqë nuk është shirit por buton dhe se dikush duhet ta shtypë atë, unë kërkova që këtu të ishte bashkë me ne ajo vajza që u bë ikonë e këtij rrugëtimi, që e pata takuar për herë të parë në fushatën e vitit 2013. Më pas na ka shoqëruar në këtë rrugëtim dhe lutem që ta shtypë ajo butonin që ne ta konsiderojmë të nisur punë për këtë vepër kaq të rëndësishme", tha Rama.

Ora 12:35
Rama nga Llogaraja: Investimet do të sjellin turistë elitarë në Shqipëri dhe do të forcojnë ekonominë, një rrugë e re zhvillimi po hapet për banorët e zonës

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij u shpreh se këto investime do të sjellin turistë të nivelit “A”, që do të thotë më shumë para për banorët, duke shtuar se kjo forcon ekonominë e vendit tonë.

Rama theksoi se këto investime po rrisin vlerën e tokave dhe provane, duke u bërë për banorët e zonës një rrugë e re zhvillimi të bujqësisë dhe blegtorisë.

"Duke mos lënë mënjanë pjesën tjetër e cila lidh Nivica poshtë me Tepelenën, pastaj drejt Përmetit, që ndërkohë po lidhet përmes një rruge të re me Leskovikut, për të kaluar në Kolonjë, që po punohet për lidhjen e shumëpritur me Korçën. Kjo do t’i japi mundësi turistëve dhe udhëtarëve, që në një kohë shumë të shkurtër të qarkullojnë në të gjithë këto territore që më parë ishte e pamundur, pasi duheshin shume ditë për t’u kaluar.

Sot flet vete, rritja e menjëhershme e vlerës së pronës dhe tokës në të gjithë pjesën e brendshme, jo vetëm në bregdet. Flet vete për faktin se tani i gjithë ky zhvillim i ka hapur rrugën, një realiteti të ri për prodhimin bujqësor dhe blegtoral të zonës, që nuk do të jetë më një prodhim mbijetese. Ky realitet i ri është pak vite përpara nesh, për të parë një rritje të natyrshme të prodhimit, në bregdet dhe me thellë.

Aktualisht është gati një investim fantastik në maje të Nivica, diçka e paimagjinuesme pak vite më parë, që ka pasur vetëm rrënoja. Sot kemi investim që është vetëm një dallëndyshe e parë i një zinxhiri qe sjell një investim të shtuar.

Këto investime që do të sjellë turistë të nivelit A, turizëm elitar, me shumë para për banorët. Shpesh dëgjomë ata që ankohen se Shqipëria nuk ka nevojë për investime të tilla, nuk ka nevojë për porte dhe aeroport, dhe më pas vjen ajo fjalia “populli po vuan për bukë”. Në fakt, pikërisht të gjitha këto rezultojnë në një ekonomi më të fortë, në të ardhura shumë më të larta, që do të thotë shumë më tepër për njerëzit, që do të thotë paga më të larta.", u shpreh ai. 

Ora 12:24
Rama: Tuneli i Llogarasë, gjerdani i të gjitha investimeve të bëra në zonën  e Labërisë! Sjell zhvillim ekonomik dhe të ofertës turistike

Kryeministri Edi Rama tha se jetësimi i projektit të tunelit të Llogarasë bëhet pas 3 dekadash ën sirtarë dhe do të plotësojë të gjithë gjerdanin e infrastrukturës në zonë  e Labërisë duke shkurtuar  ndjeshëm kohën që do të përshkruhet e gjithë pellgu i jugut.

"Kjo është një ditë e shënuar në ditën e punëve të mëdha publike, sepse sot nis të realizohet në terren një ëndërr që e ka shoqëruar përgjatë të gjitha dekadave këtë zonë. Projekti ka qenë në sirtarë për 3 dekada ka qenë një nga premtimet e të gjithë atyre që kanë kaluar në fushatë në këto anë dhe ndryshe nga të tjerët siç ka ndodhur edhe me vepra të tjera të mëdha, ne zotimin  e kemi futur në rrugën e jetësimit.   Ky tunel nuk na sjell vetëm më afër me jugun, por lidh të gjithë pjesën e padukshme të Labërisë, duke ofruar një infrastrukturë të re që krijon mundësi të reja për turizmin, zhvillimin e  zonave rurale dhe për ekonominë. Ky tunel është pjesë e gjithë kësaj harte investimesh, të cilat po realizohen njëra pas tjetër duke krijuar hap as hapi  një gjerdan në të tërë këtë kurorë të mrekullueshme të natyrës shqiptare. Tuneli do të bëjë të mundur një shkurtim të konsiderueshme të kohës dhe sigurisë dhe një lidhje organike me segmentin tjetër që është në ndërtim e sipër ai i Orikumit dhe më pas me bypass e Vlorës që është drejt përfundimit me detaje e fundit për të qenë i hapur krejtësisht në sezonin e ardhshëm turistik, më pas në bypass e Fierit nëse shohim drejt veriut. Nëse shohim drejt jugut, segmenti që lidh Palasën me Dhërmiun duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin në një zonë që po njeh një zhvillim të konsiderueshme të ofertës turistike, duke shkuar edhe më poshtë me atë të Kardhiq-Delvinës, që shkurton kohën e lëvizjes përgjatë gjithë këtij pellgu duke afruar Sarandën me Vlorën dhe ofron turizëm në zonë që deri dje ishte e paaksesushme dhe e panjohur", tha Rama.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erodita Hajdari: 14/11/2021 18:21

    Unë do ti lutesha Kryeministrit Edi Rama te shikoje perparesite. Duhet urgjentisht te behet rruga nga Ura e Tapizes deri në Thumane se 3 miljon shqipetare vijne deri ne Thumane ne rruge te mire autostrade dhe futen ne Hinke nga Thumana ne Fush Kruje dhe deri te Ura e Tapizes. Mendoj se ky segment nga Thumana ne Fush Kruje 10 km dhe nga Fush kruja te Ura e Tapizes 5 km nuk kushton aq shume sa mos te keni mundesi ta ndertoni.

    Përgjigju
  • Ardi: 14/11/2021 15:29

    Cfare sjell ky mo? Zhvillim thote. Mire do ishte por kjo qe ben ky eshte qe sjell betonizim pa hesap, plera dhe cunat e Londres e gjith gangot e qeverise qe si te babzitur duan ti vjedhin pronat Himarjoteve dhe bregut perseri sic bene paraarshesit e tyre Enverist dhe Turq.

    Përgjigju
  • Piku: 14/11/2021 10:18

    O ed rreziku po me leket qe ka vjedhe qeveria, doganat, tatimet, etj etj do e beje 10000 here. Mjere ky vend ne duar te kuj k rene

    Përgjigju
  • Rrofsh: 14/11/2021 09:16

    Po me çfarë do t'i paguajmë të gjitha këto borxhe kur nuk kemi ekonomi o shoku?

    Përgjigju
    • O Turi: 14/11/2021 14:05

      Kur plehrat thonë që me dy llogari të thjeshta 1+1=2, dhe që ti këto asete i lanë kur të vijë kjameti, nuk i thua dot dezinformim, sepse ti si Shtet nuk prodhon asgjë. Nga këtu pastaj rrjedh i gjithë zinxhiri i borxheve dhe dificitit. Këto fonde vijnë sepse e dinë që nuk do të kemi asgjëherë mundësinë (të paktën) për të zgjedhur përqindjen e interesit, por do ulim si gjithmonë "kokën". P.S. sharje...!?

    • Turi: 14/11/2021 10:39

      " o shuku" shprehje që e përdorin vetëm plehhrat e këtij vëndi.Nuk i hynë në pun taksa yte këtij vëndi. Në vënd që të gëzohesh për këtë aset të shkëlqyer që po ndërtohet, shan e dizinformon.

  • Sondazhi i ditës:

    Policia ndaloi protestën e Berishës në Bulevard, si e vlerësoni vendimin?



×

Lajmi i fundit

Ikmet Mino, mjeshtri i vozave të drurit në Këlcyrë: Qeveria duhet të mbështesë artizanët e rinj që tradita më mos zhduket

Ikmet Mino, mjeshtri i vozave të drurit në Këlcyrë: Qeveria duhet të mbështesë artizanët e rinj që tradita më mos zhduket