Nisja e fluturimeve në Kukës shton shpresën tek banorët: Sukses i madh për ne, ka punësim dhe zhvillim

Në Kukës, banorët janë në pritje të hapjes së Aeroportit, pas nisjes së punimeve rehabilituese dhe premtimit të kryeministrit Rama, se këtë vjeshtë, aeroporti do të jetë i gatshëm për operim. Banorët e qytetit verior shprehen se hapja e aeroportit  shihet si një rast për punësim dhe rritje të të ardhurave për dhjetëra familje kuksiane.

Do ishte një sukses i madh për Kukësin. Ishalla ajo që është thënë nuk është gënjeshtër dhe nuk i lënë punimet përgjysëm. Me u hap, hapen edhe vende pune, edhe rinia nuk nevojë që të lënë vendlindjen, familjet e baballarët në vetmi. Ishalla bëhet realitet. Megjithatë po na duket si diçka e zymtë. Deri sa ta shohim se u hap do të na duket e pabesueshme. Po u hap është fitore e madhe për qytetin tonë.

Banor i zonës

Aeroporti duhet të ishte hapur me kohë. Politika e mbylli. Presim që politika ta hap. Si dihet.

Banor i zonës

Prej disa ditësh, Punonjës të Aviacionit Civil, që merren me ruajtjen e mirëmbajtjen e aeroportit Kukësit, po bëjnë punime reahbilituese duke bërë pastrimin e shkurreve që kanë mbërritur deri në pistën e aeroportit, si fazë parapërgatitore për vënien në operim të aeroportit.

Nëse projekti për hapjen e aeroportit që ka kaluar në duar të privatit do të materializohet, atëherë për kuksianët vënia në funksion e aeroportit do të thotë jo vetëm zhvillim për Kukësin por edhe për të gjithë Shqipërinë e Kosovën.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë