Nga nesër më 19 shkurt, për të gjithë besimtarët myslimanë nis muaji i shenjtë i Ramazanit, periudha e agjërimit, një nga pesë shtyllat e islamit.
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka ndarë një urim për besimtarët shqiptarë.
“Kam kënaqësinë t’ju drejtohem me urimet më të përzemërta duke lutur Zotin e madhëruar që ky muaj i bekuar të sjellë paqe, begati dhe mirësi për secilin prej jush, për familjet tuaja dhe për mbarë shoqërinë tonë”, tha ai.
Kryeministri Edi Rama ka uruar përmes një postimi në rrjetet sociale besimtarët myslimanë.
“Gëzuar Ramazanin! Agjërim të lehtë dhe të pranuar”, ka shkruar Rama në postimin e tij.
Ndërkohë nisjen e muajit të Shenjtë të Ramazanit e ka uruar edhe Presidenti Bajram Begaj, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka shkruar se shpresonte se ky muaj do i afronte njerëzit më shumë me njëri-tjetrin.
“Besimtarët myslimanë fillojnë nesër agjërimin e muajit të bekuar të Ramazanit. Duke dëshiruar agjërim të lehtë dhe të pranuar për gjithë besimtarët myslimanë, uroj që ky muaj i shenjtë të na afrojë më shumë me njëri-tjetrin! Qoftë sa më i mbarë për të gjithë dhe ardhtë me të gjitha begatitë!”, ka shkruar Begaj në postimin e tij në rrjetet sociale.
Kujtojmë se ditën e nesërme nis muaji i Shenjtë i Ramazanit, që fton besimtarët myslimanë në mbarë botën në reflektim të thellë dhe pastrim shpirtëror.
Agjërimi përfaqëson një nga pesë shtyllat e islamit, dhe sipas fesë, konsiderohet obligim për të gjithë të rriturit që nuk kanë probleme shëndetësore. Nga agimi deri në perëndim nuk konsumohet asnjë ushqim dhe shmangen marrëdhëniet intime.
Muaji i Ramazanit konsiderohet sipas fesë islame, muaji i durimit, i vetëkontrollit dhe lutjes, një ftesë drejt njohjes së përgjegjësive në raport me Zotin, me veten, familjen dhe shoqërinë.
Ramazani përkujton zbritjen e parë të Kuranit nga profeti Muhamed. Brenda këtij muaji është dhe nata e Kadrit, që konsiderohet nata më e vlefshme e vitit. Muaji mbyllet me Fitër Bajramin.

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka uruar nga qelia besimtarët myslimanë për një muaj Ramazani të bekuar dhe agjërim të mbarë.
"Një urim nga zemra për të gjithë besimtarët myslimanë , agjërim të mbarë dhe një Ramazan të bekuar, plot dritë për familjet tuaja.
Zoti ua pranoftë",- uron Veliaj.

Ilir Meta
Ish-presidenti Ilir Meta ka uruar nga qelia besimtarët myslimanë me rastin e nisjes së muajit të Ramazanit.
Meta u ka uruar besimtarëve shqiptarë agjërim të lehtë, të pranuar, të shëndetshëm dhe me mbarësi. Meta shpreson që muaji i Ramazanit të jetë burim drite për zemrat tona dhe shpresë për të ardhmen.
"Gëzuar muajin e bekuar të Ramazanit! Nga zemra ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë agjërim të lehtë, të pranuar, të shëndetshëm dhe me mbarësi! Qoftë ky Muaj i Shenjtë një kohë reflektimi, mëshire dhe afrimi me Zotin, duke forcuar solidaritetin, dashurinë dhe mirësinë mes nesh.
“Vërtet, pas vështirësive vjen lehtësimi.” – Kuran. Me besim të palëkundur në Zot, u bashkohem lutjeve tuaja për begati, shëndet, paqe dhe harmoni në çdo familje shqiptare. Qoftë Ramazani burim drite për zemrat tona dhe shpresë për të ardhmen!", thuhet në urimin e Metës.
Presidenti Bajram Begaj ka uruar besimtarët myslimanë për nisjen e muajit të bekuar të Ramazanit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj ka uruar agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë besimtarët.
“Besimtarët myslimanë fillojnë nesër agjërimin e muajit të bekuar të Ramazanit. Duke dëshiruar agjërim të lehtë dhe të pranuar për gjithë besimtarët myslimanë, uroj që ky muaj i shenjtë të na afrojë më shumë me njëri-tjetrin! Qoftë sa më i mbarë për të gjithë dhe ardhtë me të gjitha begatitë!”, ka shkruar Begaj në postimin e tij në rrjetet sociale.
Kujtojmë se ditën e nesërme nis muaji i Shenjtë i Ramazanit, që fton besimtarët myslimanë në mbarë botën në reflektim të thellë dhe pastrim shpirtëror.
Agjërimi përfaqëson një nga pesë shtyllat e islamit, dhe sipas fesë, konsiderohet obligim për të gjithë të rriturit që nuk kanë probleme shëndetësore. Nga agimi deri në perëndim nuk konsumohet asnjë ushqim dhe shmangen marrëdhëniet intime.
Nga nesër më 19 shkurt, për të gjithë besimtarët myslimanë nis muaji i shenjtë i Ramazanit, periudha e agjërimit, një nga pesë shtyllat e islamit.
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka ndarë një urim për besimtarët shqiptarë.
“Kam kënaqësinë t’ju drejtohem me urimet më të përzemërta duke lutur Zotin e madhëruar që ky muaj i bekuar të sjellë paqe, begati dhe mirësi për secilin prej jush, për familjet tuaja dhe për mbarë shoqërinë tonë”, tha ai.
Spahiu ka bërë lutje që gjatë këtij muaji besimtarët të gjenden pranë më të dobtëve, të forcojnë solidaritetin dhe bashkëjetesën mes njëri-tjetrit.
“Ramazani është mundësi për pëmirësim individidual dhe kolektiv, pastrim shpirtëror dhe për ndërtimin e një shoqërie të bazuar në vlera të shëndosha. Ramazani na fton të forcojmë solidaritetin, të shtojmë ndihmën ndaj nevojtarëve, të jemi pranë të dobtëve dhe të kontribuojmë për një shoqëri më të drejtë e humane. Në një kohë kur shoqëria përballet me sfida të ndryshme, Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, paqes dhe bashkëjetesës. Ai na mëson se besimi i vërtetë reflektohet në sjellje të mirë, respekt ndaj tjetrit dhe përkushtim në të mirën e përbashkët”, tha Spahiu.
Komente











