Negociatat me BE, arsimi dhe gjyqësori temat e para! Në MAS diskutohen kapitujt 25 dhe 26! Në Ministrinë e Drejtësisë 'thyhet akulli' për kapitullin 23

Negociatat me BE, arsimi dhe gjyqësori temat e para! Në MAS diskutohen kapitujt 25 dhe 26! Në Ministrinë e Drejtësisë 'thyhet akulli' për kapitullin 23

Takimi i grupit negociator të Ministrisë së Drejtësisë

Procesi i negociatave të Bashkimit Evropian me Shqipërinë tashmë është futur në një punë intensive. Shumë kapituaj tashmë janë futur në procesin 'Screening'. Pas vendimit të Këshillit Evropian në korrik Shqipëria pas vendi ka nisur negocimin e çdo kapitulli, me më të rendësishmin, Kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të drejtat themelore”, puna për koordinimin e të cilit është në përgjegjësinë e Minisitrisë së Drejtësisë.  Sot është zhvilluar takimi i grupit negociator shqiptar, që kryesohet nga Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka. Në përbërje të tij është zv/Ministrja e Drejtësisë dhe negociatorja për kapitullin 23 znj. Adea Pirdeni, përfaqësues të KLGJ, KLP, BKH, PP, ILD, KQZ, etj. 

Ndërkohë që po sot është zhvilluar në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit një takim me anëtarët e grupit ndërinstitucional për integrimin evropian, në lidhje me kapitullin 25 “Shkenca dhe Kërkimi Shkencor” dhe kapitulli 26 “Arsimi dhe Kultura”. Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi në një postim në rrjete sociale ka nënvizuar se gjatë këtij takimi theksi u vendos në rëndësinë e këtij momenti për intensifikimin e punës në përmbushje të detyrave dhe rekomandimeve drejt integrimit evropian. 

Pjesë e takimit ishin rreth 70 përfaqësues nga institucione të ndryshme të varësisë nga disa ministri, Ministria e Kulturës, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Arsimi Profesional, INSTAT e shumë instanca të ndryshme.

Kjo mbledhje me anëtarët e grupit ndërinstitucional vjen para takimit në Bruksel, i cili do të mbahet së shpejti edhe për kapitujt 25dhe 26, ku pritet të diskutohet për nevojat në lidhje me secilin prej rekomandimeve me qëllim përafrimin e legjislacionin me BE-në.  Ministria e Arsimit dhe Sportit është institucioni lider për të dy kapitujt 25 dhe 26, ku përfshihet Shkenca dhe Kërkimi Shkencor, Arsimi, Rinia, Sportet dhe Politikat Kulturore. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:13
Shqipëria nis negociatat për grupin e kapitujve themelorë, në fokus Kapitulli 23 'Gjyqësori dhe të drejtat themelore'

Shqipëria pas hapjes së negociatave në korrik, ka nisur negocimin e çdo kapitulli, me më të rendësishmin, Kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të drejtat themelore”, puna për koordinimin e të cilit është në përgjegjësinë e Minisitrisë së Drejtësisë. 

Grupi negociator shqiptar kryesohet nga Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka. Në përbërje të tij është zv/Ministrja e Drejtësisë dhe negociatorja për kapitullin 23 znj. Adea Pirdeni, përfaqësues të KLGJ, KLP, BKH, PP, ILD, KQZ, etj. 

Takimi i sotëm u fokusua ndër të tjera në shpjegimin e legjislacionit të Bashkimit Evropian lidhur me gjyqësorin, direktivën 2019/1937 për mbrojtjen e personave që  raportojnë shkelje të së drejtës së Bashkimit Evropian, mbrojtjen e të drejtave të njeriut përfshirë, mbrojtjen e  të drejtave të fëmijëve, romët, barazinë gjinore, personat me aftësi të kufizuara, të drejtat procedurale, të drejtat e viktimave të krimit, lirinë e medias dhe pluralizmin, mbrojtjen e të dhënave personale, e drejta e qytatarëve të Bashkimit Evropian (e drejta e votës, e drejta e lëvizjes së lirë në BE si dhe mbrojtja diplomatike dhe konsullore), si dhe për skemat e shtetësisë së investitorëve.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pelo: 27/09/2022 17:33

    Beni reformen ne administrate qe te filloj vendi te eci. Se llumi ka mare postet dhe vendi po iken regres

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip