Nisja e negociatave për MSA
Thaçi: Ditë historike për Kosovën

Nisja e negociatave për MSA<br />Thaçi: Ditë historike për Kosovën
U mbajt sot takimi i parë ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Komisionit Europian për negociimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Nga Qeveria e Kosovës negociatat i kryesoi, Minsitrja e Integrimit Europian, Vlora Çitaku, ndërsa nga Komisoni Europian, Joost Korte.

Në fjalën hyrëse të takimit, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se fillimi i negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Europian e bën ditën e sotme, me plot kuptimin e fjalës – historike.

“Them se është një ditë historike sepse sot po hapet një kapitull i ri në procesin integrues të vendit tonë dhe po fillon një proces i ri i pakthyeshëm që ndodh një herë në hitorinë e Kosovës. Sot po fillojmë një proces që shpie drejt anëtarësimit në BE. Ky moment përputhet plotësisht me vizionin strategjik të shtetit tonë për të qenë anëtar i BE-së dhe NATO-s, ndërsa bashkimi Europian sot po përmbushë premtimin e bërë ndaj Kosovës duke ofruar një perspektivë të qartë të anëtarësimit dhe kështu, po vendos shtetin e Kosovës në nivel të barabartë me të gjitha vendet e rajonit. Shpreh konsideratat më të larta për të gjitha kryeqytetet e shteteve anëtare të BE-së, të cilat i kanë dhënë mbështetje për këtë hap të rëndësishme të marrëdhëniëve të BE-së dhe shtetit të Kosovës”, theksoi ai.

Kurse, Joost Korte tha se kemi filluar negociatat për Marrëveshjen Stabilizim-Asociimi me Kosovën. Dita e sotme, sipas tij, është njohje e progresit që ka ndodhur në Kosovë, në vitet dhe muajt e fundit.

“Hapja e negociatave shënon fazën e re në marrëdhëniet tona. Sot ne i kemi prezantuar Kosovës oferten tone për titujt e parë të MSA-së, ne kemi filluar me çështjet më komplekse, gjegjsisht titujët IV, V, dhe VI që mbulojnë tregtinë dhe përafrimin e legjislacionit. Tani, ekipi negociator i Kosovës duhet të na ofron mendimin e vet për ofertën tonë dhe pastaj ti negociojm dhe ti dakordojm të gjitha detajet e marëveshjes. MSA do të jetë një marrëveshje thelbësore në mes të Kosovës dhe BE-së dhe si e tillë do të rregullojë aspekte të rëndësishme të marrëdhënieve tona, siç janë: dialogu politik, drejtësia dhe punët e brendshme, çështjet e tregtisë, bujqësisë, zhvillimit social dhe ekonomik, mjedisit, etj. Më duhet të them që Bashkimi Europian është shumë ambicioz dhe sot ne kemi rënë dakord për një kalendar intensiv të negociatave për bisedimet zyrtare dhe teknike. Presim që negociatat të përfundojnë deri në fund të pranverës së vitit të ardhshëm dhe pastaj teksti i dakorduar të fillon procesin e miratimit në kuadër të institucioneve të Bashkimit Europian”, tha ai.

Ministrja e Integrimit Europian, Vlora Çitaku pas përfundimit të takimit tha takimi ka qenë i sukseshëm dhe diskutimi i frytshëm.

“Rëndësia e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit qëndron në faktin që MSA-ja do të jetë bazament i marrëdhenieve tona politike, ekonomike dhe ligjore deri në aktin final të antarësimit të Kosovës në Bashkimin Europian. Është inkurajuese që para nesh kemi një marrëveshje që do të përfshij të gjitha elementet tradicionale të Marrëveshjes Stabilizim-Asociimi. Sot kemi hapur negociatat për titujt IV, V dhe VI, ndërsa me 27 nëntor do të hapim negociatat në të gjithë titujt e mbetur të MSA-së. Ministria e Integrimit Europian tanimë ka filluar analizen e ofertës së Bashkimit Europian dhe që nesër do të mbahet takimi i parë i brendshëm koordinues me të gjitha institucionet përgjegjëse. Kjo do të ofron bazë për mbajtjen e takimeve të grupeve negociatore me Bashkimin Europian nga dhjetori i këtij viti“, tha ajo.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Këshilli Europian ka konfirmuar progresin dhe mundësinë e hapjes së negociatave për MSA ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Europian. Kjo mundësi është kushtëzuar me obligimin e Kosovës që të përmbush kriteret afatshkurta të përshkruara në Studimin e Fizibilitetit.

Në muajin prill të këtij viti, Komisioni Europian ka konfirmuar që Kosova ka përmbushur kriteret afatshkurta në fushën e sundimit të ligjit, administrates publike, të drejtave të minoriteteve dhe tregtisë. Në qershor, duke pas parasysh përmbushjen e kritereve afatshkurta, Këshilli Europian vlerësoj arritjet dhe konfirmoj nisjen e negociatave për Marrëveshjen Stabilizim-Asociimi. Negociimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimi është hapi i parë në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Marrë nga 'RTK"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike