Nisja e sezonit shkollor, 16 dhe 17 vjeçarët në Angli do marrin dozën e parë të vaksinës anti-COVID

Nisja e sezonit shkollor, 16 dhe 17 vjeçarët në Angli do marrin dozën e parë të vaksinës anti-COVID

Foto ilustruese

Deri me datë 23 gusht, 16 dhe 17 vjeçarët në Angli do të kenë mundësin ëtë marrin dozën e prë të vaksinës anti-COVID. Lajmi është bërë me dije nga Sekretari Britanik i Shëndetësisë, Sajid Javid.

Përmes një deklaratë, Javid tha se kjo masë është marrë me qëllim që nxënësit të vaksinohen dy javë përpara sezonit shkollor që të krijojnë mbrojtje.

"Unë kam kërkuar që të ofrohet një dozë të parë e vaksinës për të gjithë 16 dhe 17 vjeçarët deri të hënën tjetër, 23 gusht. Kjo do të sigurojë që të gjithë të kenë mundësinë për të marrë mbrojtje para se të kthehen në kolegj", u shpreh Javid.

Britania ka pësuar më shumë se 130.000 vdekje brenda 28 ditëve, shifra e dytë më e lartë në Evropë pas Rusisë dhe një nga më të lartat në botë.

Më shumë se tre të katërtat e të rriturve britanikë kanë marrë dy doza të vaksinës anti- COVID dhe 89% e tyre kanë marrë të paktën një dozë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja