Ish-sulmuesi i talentuar i Tiranës Ernest Muçi po kalon një moment tejet pozitiv në Poloni te Legia e Varshavës.
Në ndeshjen e fundit kundër Vidzev Lodz Muçi dhuroi dy asiste për shokët e skuadrës dhe si pasojë është përzgjedhur në formacionin e kavës. Liga Polake e Futbollit “Ekstraklasa” e vendos shqiptarin tek 11 më të mirët e formacionit të javës së pestë.
Aktualisht në këtë sezon në Superligën polake me fanellën e skuadrës nga Varshava 21-vjeçari është aktivizuar në total në 5 ndeshje duke shënuar 2 gola dhe duke dhënë edhe dy asiste.