Nisja e vitit të ri shkollor, Duma: Mision është ndërtimi i njeriut që mban gjallë ëndrrat nga fëmijëria! Mësuesit të kenë mendësinë e së ardhmes

Nisja e vitit të ri shkollor, Duma: Mision është ndërtimi i njeriut që mban gjallë ëndrrat nga fëmijëria! Mësuesit të kenë mendësinë e së ardhmes

1656584323_Sequence03.00204211.Still024.jpg

Grida Duma ka thënë se shkolla shqiptare duhet të ketë vullnetin e mendësinë e së ardhmes. Teksa uron nxënësit dhe mësuesit në nisje të vitit të ri arsimor, Duma u shpreh se shkolla shqiptare me gjithë vështirësitë e veta, ka misionin e madh të ruajë e ndërtojë njeriun që i mban gjallë ëndrrat nga fëmijëria.

“Uroj që nisja e edukimit, ndjekja e shkollimit të ndjekë realizimin e ëndrrave. Imagjinata, ëndërrimi, vetëpëlqimi, gëzimi i jetës në “lojën e sfidave”, qoftë i plotësuar e zhvilluar në realitet nga edukimi, formimi e dija. Uroj që shkolla shqiptare, armata e mësuesve tanë, të kenë vullnetin e mendësinë e të ardhmes, duke zhvilluar mendjen e fëmijës, jo mekanikisht, jo përmendësh, jo brenda skemave fikse, jo si robotë të notave e kartonave çertifikues.

Nisja e shkollës duhet të jetë nisja e shëndetshme shpirterore e njeriut shoqëror jo e individit të “pakuptutuar”, të bërë rresht nga dhuna mekanike e sistemeve të varfra, ku investohet shumë pak për botëkuptimin njerëzor në shkolla. Vit të mbarë dhe qindra mijëra prindërve e gjyshërve që me dedikim të jashtëzakonshëm presin e përcjellin fëmijët para dyerve të shkollave. Edukimi i njeriut është kujdesi për formimin i shpirtit të tij njerëzor, ku mbështetet mendja krijuese.

Shkolla shqiptare me gjithë vështirësitë e veta, ka misionin e madh të ruajë e ndërtojë njeriun që i mban gjallë ëndrrat nga fëmijëria. E kjo nuk është shkolla ku fëmija vlerësohet as sa “urtë rri”, as “sa shumë bindet”, as sa “përmendesh riprodhon mësimin” e ndonjë teksti shkollor shpesh të keq. E gjitha kjo ishte mashtrimi masiv, që solli dështimin në vitet e komunizmit ku propagandohej njeriu i ri. “Njeriu i ri” a “njeriu i vjetër”, janë në rastin më të mirë, delire propagandash pa rrjedhe historike; njeriu, bota dhe shpirti human janë përjetësisht misioni.

Njerzorja tek njeriu që formojmë, kjo mbi të gjitha!”, shkroi Duma.


Lajmi kryesor:

Viti i ri shkollor, Açka në Komisionin e Edukimit: 58 mijë nxënës janë larguar në 5 vite për shkak të emigrimit masiv! Partia e Lirisë: Shqipëria ka buxhetin më të ulët për arsimin në rajon


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja