Nisma e 5 vjeçares bashkon qytetarët! Shqiptarët mbledhin ndihma për të prekurit nga tërmeti! E ëma e vogëlushes: Në 14 shkurt nisen drejt Turqisë

Shqiptarët kanë nisur mbledhjen e ndihmave për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Iniciativa është nisur nga 5 vjeçarja, Rania Gjoni e cila në një video të postuar në instagram nga prindërit e saj, shfaqet teksa kërkon që të ndihmohen të prekurit nga tërmeti në Turqi.

Në një lidhje skype për studion e ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu në Report TV, Megi Gjoni, nëna e 5 vjeçares ka bërë me dije se prej ditësh kishte nisur grumbullimi i ndihmave nga shqiptarët për të prekurit nga tërmeti në Turqi.

“Më duhet të specifikoj se duke parë situatën e vështirë në këto vende është e pamundur të qëndrosh indiferent. Në rradhë të parë jemi duke mbledhur ndihma gjithashtu e kemi edhe një farë detyrimi ndaj këtij vendi që na është gjendur pranë”- u shpreh Gjoni.

Ajo tha se nisja e ndihmave të grumbulluara drejt Turqisë do të bëhet në 14 shkurt dhe duke qenë në limitet e kohës bëri thirrje që ka dëshirë të dërgojë ndihma.

"Ditën e martë 14 shkurt nisen ndihmat e Shqipërisë drejt Turqisë. Jemi në limitet e kohës për të gjithë ata që duan të dhurojnë ndihma. Ka pasur reagime pozitive nga miq, shokë, familjarë gjithashtu edhe nxënës shkolle. Kaa pasur shqiptarë jashtë republikës që kanë pyetur si mund të japin ndihmën e tyre dhe u kemi dërguar numrat e llogarisë së ambasadës turke ku mund të japin ndihmën e tyre materiale ose në rast tjetër edhe t’i dërgojnë këtu në Tiranë dhe më pas t’i nisim drejt Turqisë"-tha ajo.

Mësohet se ndër ndihmat e dhëna nga qytetarët deri më tani, përfshiheshin ngrohëse elektrike, tenda, dyshekë, tenda dhe veshmbathje për të mitur dhe të rritur në mënyrë që të kenë mundësi të përballojnë të ftohtin.

Një apel e kishte edhe vogëlushja Rania e cila kërkoi nga të gjithë shqiptarët që të dhurojnë sa më shumë ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë