Jo koalicioneve parazgjedhore?! Roshi dhe Troplini tërheqin firmat: Vendim i sforcuar! Nisma e opozitës në rrezik

TIRANE- Kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat Artur Roshi deklaron se së bashku me Besnik Troplinin tërhiqen nga lista e 29 deputetëve të opozitës Parlamentare që firmosën për ndërhyrjen në Kushtetutë. Roshi tha në Report Tv se nuk kishte ndërhyrje, por vendimi ishte i sforcuar. 

Ai thotë se firmosi për ndryshimet në Kushtetutë për hapjen e listave dhe jo ndalimin e koalicioneve parazgjedhore dhe vendosjen e pragut 5%, që u jep fuqi absolute dy partive të mëdha. Për këtë arsye, Roshi deklaron tërheqjen edhe në emrin e deputetit Troplini. Por edhe pse vete bëri “prapaktheu”, Roshi mendon se nisma do të kalojë sepse sipas tij, 27-a nuk preket.

"Pse Balli Kombëtar Demokrat tërheq firmat nga Kërkesa për ndërhyrje në Kushtetutë? Ndërhyrja në Kushtetutë për hapjen e listave është një inisiativë e sinqertë e Opozitës Parlamentare, por që parashioh se do të ketë një përballje me pandershmërinë e pushtetit.

Të premten 29 deputetë të Opozitës Parlamentare depozituan një kërkesë për ndërhyrjen në Kushtetutë në nenet 64 dhe 68 me qëllim hapjen e listave.

Në diskutimet e mia me kolegët tentova që të bënim një kërkesë të qartë,megjithatë firmosa në një marrëveshje xhentëllmenësh se do të qëndrohej në hapjen e listave,që do të thotë se duhet ndryshuar Neni 64 i Kushtetutës dhe praragrafi i dytë i Nenit 68 “Renditja e Kanditateve per deputet ne listat shume emerore nuk mund te ndryshohet pas paraqitjes se listes”.

Anonçimi në media se do ndërhyhet në Kushtetutë për të ndaluar koalicionet parazgjedhore dhe vendosja e pragut 5% është shqetësuese sepse tregon se dikush është i interesuar.

Këtë interes mund ta shfaqi ai që sheh se i afrohet mundësisë dhe fuqisë së kartonit për ta bërë këtë.

Kjo lloj ndërhyrjeje, do të thotë ruajtjen e statukuosë,ruajtjen e sistemit bipolar politik që është sot,ruajtjen e sistemit të pengut nga kontrolli absolut i tregut politik.

Pra Ajo që ndryshon është vetëm mënyra se si arrihen këto.

Thënë më qartë,ndryshojnë formulën por ruajnë kapjen e sistemit që kanë sot.

Nevoja e vendit kërkon një demokraci të fortë e cila nuk mund të bëhet pa një pluripartitizëm,i cili është i pashmangshëm nëse vota e qytetarëve ështē e lirë dhe kalon nëpër një formulë zgjedhore që reflekton një përthyerje të papërfillshme në raport me vullnetin e tyre.

Liria e votës,kërkon lirinë e besimit qytetar i cili garantohet nga një formulë zgjedhore që nuk lejojon vjedhjen e institucionalizuar të votës dhe konkretisht një sistem propocional kombëtar pa prag të poshtëm.

Liria e votës kërkon procedurën e ruajtjes,indetifikimin biometrik,votimin dhe numurimin elektronik,largimin e faktorit njrëzor sa të mundemi nga sistemi i numurimit,depolitizimin e komisioneve të zvogëluar me ekonomistët e bankave dhe avokatë.

Financimi i partive me parimin “një votë kushton X-Lekë”, bën që të ruhet konkurueshmëria në tregun politik,kundrejt finacimit të sotëm që financohen vetëm dy,tre apo dhe katër parti.

Listat e hapura na çojnë tek kandidatë me integritet,por që pa lirinë e votës të çojnë sërish tek horrat.

Interesi i Partive të vogla shkon në përpjestim të drejtë me rritjen e demokracisë,për rrjedhojë me interesin e shqiptarëve.

Mbajtja me çdo kusht në treg vetëm dy parti,prodhon këtë që kemi sot autokracinë që stimulohet nga pushteti i fortë që i jep ky kod zgjedhor që kemi.

Ndëryrjet e këqia në Kushtetutë bëjnë dëme të pariparueshme për shoqërinë. Ato mund të atrofizojnë demokracinë si elementi bazik i cilësisë së jetës.

Në këtë këndshikim ndjehem i pasigurt se si do të preket Kushtetuta,prandaj dy firmat e deputetëve të Ballit Kombëtar Demokrat, e imja dhe e z.Besnik Troplini do të tërheqiqen nga lista e 29 deputetëve të Opozitës Parlamentare për ndërhyrjen në Kushtetutë" deklaron Roshi.

Nisma vendoset në pikëpyetje, pasi tani në listë janë vetëm 27 deputetë, ndërsa dje Andi Përmeti deklaroi në Report Tv se ka firmosur vetëm për hapjen e listave dhe jo vendosjen e pragut dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore. Nëse edhe Përmeti tërhiqet nisma dështon, pasi për propozimet për ndryshimet duhen 27 deputetë.


Lista e deputeteve qe kane firmosur

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 15/06/2020 01:58

    Z.Roshi e di shume mire qe pa koalicion para-zgjedhor me nje parti te madhe ,Balli nuk merr dot vende ne parlament,edhe kete qe e morri ishte ,si mund ta quash nje <<aksident>>.

    Përgjigju
  • tironc: 14/06/2020 11:47

    Ballistet ballista mbeten gjithe jeten,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt: Cilëson ftesën publike si ofiq partiak

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt: Cilëson ftesën publike si ofiq partiak