Nisma e qeverisë për uljen e përdorimit të parave ‘cash’, Çoçoli: Ja kategoritë që do përfitojnë llogari bankare pa tarifa! Gjokutaj: I shërben ekonomisë

Qeveria ka miratuar një projektligj që synon uljen e përdorimit të parave cash dhe digjitalizimin e shërbimeve financiare. Kryeministri Edi Rama në një takim me drejtuesit e bankave më 1 shkurt, u bëri thirrje për uljen e transaksioneve në para ‘cash’.

Lidhur me projektligjin që pritet të votohet së shpejti në Kuvend, ekspertët e ekonomisë Fatos Çoçoli dhe Eduart Gjokutaj, të ftuar në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv shpjeguan për çfarë bëhet fjalë konkretisht dhe diskutuan mbi pasojat që mund të sjellë ulja e përdorimit të parave ‘cash’.

Çoçoli tha se një ligj i tillë, do të bënte që shumë persona të tjerë që nuk kishin pasur kurrë llogari bankare, të hapnin një të tillë me anë të së cilës mund të kryejnë pagesa të ndryshme. Por theksoi se hapja e një llogarie bankare nuk është me detyrim dhe sqaroi se me këtë ligj përfitojnë kategori si pensionistët, kryefamiljaret, apo anëtarë të familjes në nevojë të cilët nuk do duhet të paguajnë tarifë për mbajtjen e një llogarie bankare.

“Do të kemi të tjerë që nuk kanë patur deri tani llogari bankare, sidomos nga zonat rurale. Ka shumë fermerë që nuk kanë një llogari bankare.  Hapja nuk do jetë me detyrim. Duhet ligji për të thënë se në rast se ti si qytetar do të hapësh një llogari bankare dhe thua se do të hapësh një llogari, nënpunësja mund të thotë se do të ketë tarifë mujore, prej 1800 lekësh. Ky ligj i detyron bankat që persona të kësaj kategorie, kryefamiljarë pensionistë, apo persona me ndihma ekonomike, ta kenë tarifën zero.  Me këtë ligj, shtohet numri i popullsisë që do të kenë akses në banka. Kjo iniciativë kufizon përdorimin e parasë fizike. Na bën mirë të kemi më shumë pagesa online”- sqaroi eksperti.

Sipas tij, me anë të kësaj iniciative, do të zvogëlohet informaliteti në ekonominë shqiptare dhe bëri thirrje që të ketë përshpejtim të procesit.

Nga ana tjetër, eksperti Eduart Gjokutaj duke nënvizuar se një nismë e tillë ishte e domosdoshme, preku disa pika që mund të pengojnë zbatimin e një politike të tillë. Sa i takon pjesës së hapjes së llogarive bankare për pensionistët të cilëve mund t’u transferohet aty pensioni, tha se ky detaj përdoret për konsum politik.

“Duhej një iniciativë e tillë. Cdo qeveri synon të reduktojë pjesën e informalitetit edhe duke reduktuar paranë fizike. Sepse kështu i shërben edhe ekonomisë. Por do e nis nga pjesa e pensionistëve, që është për konsum politik. Sepse nuk luftohet informaliteti duke u thënë pensionistëve do hapni llogari bankare, apo edhe atyre shtresave të tjera me më pak kulturë financiare. Bankave nuk mund t’u vendosësh asnjë rregull sepse investimi në infrastruktura të tilla kushton shumë”- tha Gjokutaj.

Sipas Gjokutajt, një politikë minohet nga fakti që ende nuk është zgjedhur problemi i informalitetit të lartë në vend, për të cilin u shpreh se më së shumti është i përhapur në sektorin e ndërtimit dhe në sektorin e të vetëpunësuarve.

“Informaliteti më i lartë është aty ku qarkullon paraja më e madhe cash. Për masivitetin që ka ekonomia e të vetëpunësuarve dhe bizneseve të vogla, mund të them se aty mund të ketë informalitet të lartë”- shtoi eksperti.

Në takimin që pati me përfaqësues me drejtues të Bankave të nivelit të dytë, kryeministri i kërkoi Bankës së Shqipërisë që të udhëheqë procesin e digjitalizimit të pagesave. Ndërsa përfaqësuesit e bankave thanë se shpejt do të mundësojnë shërbime edhe përmes e-Albania.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ARISELD: 08/02/2024 23:18

    Me kete ligj , Rama do qe leket ti lejme ne banke , ti shohim dixhitale , nderkohe ja u merr bankave borxh duke i shitur bono thesari se e ka ARKEN E SHTETIT BOOOOOSH ! Shqiptaret duhet te zgjohen se ky i cmendur po na merr ne qaf ! Shqiptarja.com publikoje komentin tim qe po shkruaj kundra rregjimit , mos i beni fresk diktatures !

    Përgjigju
    • Astrit: 12/02/2024 18:37

      E keni gabim, gjithe bota e zhvilluar punon me carta bankare Jo cash

  • Iris: 03/02/2024 04:19

    Bravo Gjokutaj,po kujt ja thua? Kete leksion beja Rames qe kujton se /cash-i/ i pensionisteve e te ngjashmeve po /forcon/ lekun kunder monedhave te huaja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë