Shqipëria konsiderohet si një ‘parajsë’ për pensionistët e huaj, për shkak të kostos së lirë të jetesës raport me të ardhurat me tyre. Në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar një tjetër projektligj, i cili synon të tërheqë në vendin tonë një numër të madh të moshuarish, sidomos nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, duke u hequr barrierat ligjore sa i takon qëndrimit në Shqipëri. Nisma është propozuar nga deputeti Enver Roshi, ndërsa ndryshon ligjin për të huajit, duke parashikuar të drejtën e pensionistëve të juaj, për të aplikuar për t’u pajisur me leje qëndrimi.
Sipas nismës ligjore, i huaji mund të pajisjet me leje për të qëndruar në Shqipëri, nëse është pensionist, nuk i pakësohen të ardhurat mujore nga pensioni, nuk përbën cenim për rendin dhe sigurinë, të mos cenojë marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e tjera si dhe të mos jetë debitor në vendin e tij. Sipas propozuesit, projektligji sjell një impak pozitiv në Shqipëri si rezultatit i përdorimit të pensionit nga të huajt si burim konsumi dhe investimi, duke krijuar edhe vende pune për nevoja të ndryshme që mund të kenë pensionistët, për kujdestarinë e shtëpisë, shërbimin mjekësor, shërbimin ushqimor etj.
Ligji aktual në fuqi për të huajit nuk i favorizon pensionistët për të marrë leje qëndrimi në Shqipëri. Ligji parashikon leje qëndrimi për të huajit e punësua, ekuipazhet e mjeteve të lundrimit, për të huaji me kualifikim shumë të lartë, për trajnues pa pagesë, për shërbime vullnetare, për kërkim shkencor, për raste humanitare, për studentë, për viktimat e trafikimit, etj., por jo për pensionistët. Ndërkaq, një vit më parë, qeveria miratoi një akt normativ, duke përjashtuar nga tatimi mbi të ardhurat për shtetasit e huaj që përfitojnë pension, me qëllim për të rritur lëvizjen e shtetasve të huaj në drejtim të Shqipërisë.
Projekligji për ndryshime në ligjin "Për të huajt"
K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
54.7%
-
Jo
32.6%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 687
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sot nis sesioni i ri parlamentar, Begaj letër deputetëve: Uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi! Zgjedhje me standarde, objektiv i panegociueshëm
20 Janar, 12:28
-
Nesër Kuvendi nis sesionin e fundit para 'shpërndarjes', ndryshimet në Kod për votën e diasporës ‘sfida’ e parë për konsensus! Begaj mesazh ligjvënësve
19 Janar, 13:10
-
‘Bardhi ka probleme me grupin e Berishës’, Lapardhaja në Report Tv: Saliu kërkon të bëjë pazare me Ramën
19 Janar, 13:07
-
Stoku në Apel, PS kërkon të 'shpluhurosë' dosjet: Të shqyrtohen nga 1, jo 3 gjyqtarë (por duhet 84 vota)
15 Janar, 15:42
-
Berisha në 34 vjetorin e krijimit të PD-së në Lezhë, sfidon Ramën: Sa rri e flet me veten në makinë, hadje dalim në debat publik
12 Janar, 14:53
-
Rama për pensionistët: Katrani pa din e iman u ofron qilima fluturues, PS dy bonuse në vit! S’e harrojnë kush e bëri Shqipërinë lesh e li (VIDEO)
11 Janar, 10:25
-
I përfundoi misioni i tij në Shqipëri, Spiropali pret Ambasadorin e Italisë Fabrizio Bucci
8 Janar, 13:02
-
Refuzuan të paguajnë karriget e djegura, Kuvendi u mban pagën Bardhit, Nokës, Nallbatit e Hotit! Ja sa lekë u morën 4 deputetëve të PD (DOKUMENTI)
7 Janar, 16:00
-
Rritet me 2 muaj mosha e daljes në pension për gratë! 'Halli i vjetër’ i skemës shoqëron edhe në 2025, ekspertët: Vështirë të rishikohet
6 Janar, 18:51
-
Aboneja për pensionistët, Veliaj: Çdo muaj është falas, ashtu si për studentët! U kursejmë 192 mijë lekë në vit gjysheve dhe gjyshërve
5 Janar, 15:31
-
Patos/ Dyndje në Postë për pensionin dhe bonusin e fundvitit, të moshuarit: Duhen më shumë sportele dhe pika, situatë kaotike!
30 Dhjetor 2024, 10:43
-
Veliaj uron qytetarët për festat e fundvitit: Kemi ndërtuar një qytet më solidar, e nisim vitin si Kryeqyteti Mesdhetar i Kultures
29 Dhjetor 2024, 18:15
Tirja me shoqe ne korrupsion,do fillojne te jargaviten e t'u shkelqejne syte tani.Gjithe keta pensioniste te huaj qe do kerkojne sherbime ne shtepi e spitale!Qe tani e shoh qe cmimi do shkoje lart.Shqipot e shkrete s'kane asgje para tyre.Ah moj shoqja Tire qe na u bere me damke,te mos kishe ate pangopesi qe pate,tani do filloje te zhvatje ndonje fatkeq te huaj.Kush te puneson ty tani,ti je V.I.P. e korrupsionit.
PërgjigjuTe gjith pensionistat do behen me dashnore ketu ne shqiperi se shqiptaret i heqin brek per nje byrek ,me ato lek qe marrin pension keta te BE ka per te ngren e per femra plot ..
PërgjigjuPo kapacitete spitalore a kemi? Mos duhen shtuar edhe spitalet?
PërgjigjuE kuptojme qe tani ai qe punon ne banke merr 300 euro ulet per nje kafe i shkreti dhe pensionisti Italian me 1200 euro pension si bos duke i vjedhur dhe te dashuren ketij lumemadhit. Dhe problemi eshte se ky 300 euroshi edhe kur te dali ne pension nje mut do kete ne xhep perballe ketyre pensionisteve bosa....Le ta gezojne ata Lungomaren tani. Skam lidhje me partite jam i majte dhe votoj Ramen. Po qe duhet nderrmarre dicka serioze ne rritjen e te ardhurave te individeve me patjeter!! Ekonomia shtepiake eshte ne veshtiresi..Njerezit pranojne te punojne jashte me shpresen te marrin dhe pension jasht pastaj te kthehen ndryshe ajaja eshte veshtire,,
Përgjigju