Nisma në Kuvend/ 7 mijë zyrtarë rideklarim të pasurive që nga 1991

Nisma në Kuvend/ 7 mijë zyrtarë rideklarim të pasurive që nga 1991

Mbi 7 mijë zyrtarë të gjitha niveleve duhet të deklarojnë nga fillimi pasuritë e tyre dhe të personave të lidhur me ta, që viti 1991 deri në fund të vitit 2018, ndërsa dosjet e tyre të pasurive do të bëhen publike. Kështu parashikon një projektligj i depozituar në Kuvend nga deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka Ferhati, për ndryshimin e ligjit për deklarimin dhe kontrollin e pasurive të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë. Përpos të tjerave, ndryshimet e propozuara parashikojnë detyrimin e funksionarëve për deklarimin të gjitha pasurive, në kuadër të deklarimit të për herë të parë të pasurisë tashmë me anë të sistemit elektronik (online).

Konkretisht, të gjithë zyrtarët që mbartin detyrimin për deklarimin e pasurisë, kur të deklarojnë për herë të parë pasurinë me anë të sistemit elektronik, duket të deklarojnë gjendjen e pasurisë së grumbulluar, detyrimet financiare dhe interesat e tjera të përcaktuara në ligj, përfshirë burimet e krijimit të tyre, për periudhën para fillimit të punës, gjatë periudhës së ushtrimit të detyrës dhe pas largimit nga detyra, nëse janë larguar nga detyra. Në bazë të këtij parashikimi do të duhet që të deklarojnë pasurinë nga fillimi që nga presidenti, kryeministri, zëvendëskryeministri, ministrat, zëvendësministrat, krerët e bashkive, ambasadorët, gjyqtarët, prokurorët, anëtarët e KLD, njerëzit e organeve të reja të drejtësisë, krerët e institucioneve Kushtetuese, anëtarët e KQZ, drejtorët e drejtorive etj. “Ky ndryshim vjen si nevojë për të mbuluar dhe rregulluar periudhën tranzitore nga sistemi i vjetër i plotësimit dhe dorëzimit në mënyrë shkresore të deklaratave të interesave private në sistemin e ri me anë të mjeteve të komunikimit elektronik.

Në kushtet e ngritjes dhe të vënies në funksionim të një sistemi elektronik (online) të deklarimit të interesave private, në pamundësi për të migruar të dhënat e deklaratave të mëparshme, të cilat janë dorëzuar, administruar dhe ruajtur tërësisht në format shkresore të papërpunueshëm, subjektet që mbarin deklarim për deklarim duhet të hedhin të dhënat mbi gjendjen e interesave private në përputhje me këto parashikime ligjore”, sqaron deputetja Bushka.  

Ndryshon mënyra e deklarimit
Projektligji ndryshon edhe mënyrën e deklarimit të pasurisë. Tashmë pasuria duhet të deklaruar në mënyrë elektronike. “Të gjithë subjektet e ligjit dhe personat e tjerë të lidhur, që mbarin detyrimin për deklarim, detyrohen të plotësojnë deklaratën e tyre në formë elektronike me mjetet e komunikimit elektronik, të vënë në dispozicion nga Inspektoriati i Lartë dhe ta paraqesim personalisht, në formë fizike, të mbyllur në zarf në strukturat përkatëse të institucioneve, brenda afateve të përcaktuara në këtë ligj për të gjitha llojet e deklarimit”, parashikon projektligji.

Në ligjin në fuqi, parashikohet që të gjitha subjektet e ligjit dhe personat e tjerë të lidhur, që mbartin detyrim për deklarim, detyrohen të paraqesin deklaratën e tyre, personalisht, në formë fizike, të mbyllur në zarf në strukturat përkatëse të institucioneve, brenda afateve të përcaktuara në këtë ligj për të gjitha llojet e deklarimit, ose me mjete të komunikimit elektronik, të vëna në dispozicion nga Inspektorati i Lartë. Nëse dorëzimi bëhet personalisht në strukturat përkatëse të institucioneve, pasqyrohet në një procesverbal, që përfshin të dhënat për identifikimin e deklaratës së dorëzuar, datën e dorëzimit dhe nënshkruhet nga nëpunësi dhe marrësi. Por, deklarata e dërguar me mjete të komunikimit elektronik vlerësohet e marrë në përputhje me parashikimet e legjislacionit për nënshkrimin dhe dokumentin elektronik.   

Projektligji për deklarimin dhe kontrollin e pasurive 

Publikimi i dosjeve të pasurive  
Të gjitha këto masa merren në kuadër të një projekti të financuar nga SHBA-BE dhe të një parashikimi ligjor për publikimin e të gjitha dosjeve të pasurive online. “Aktualisht, ILDKPKI është duket punuar dhe koordinuar proceset ndërmjet dy donatorëve USAID/Këshilli i Evropës, në përmbushje e detyrimeve kontraktuale lidhur me asistencën e dhënë për ngritjen dhe vënien në funksionim të sistemit elektronik të deklarimit të interesave private, të cilët pritet të dorëzojnë produktet e tyre brenda muajit mars 1019.

Në këtë kuadër, është e rëndësishme të theksohet fakti se ngritja dhe vënia në funksionim e sistemit elektronik të deklarimit të interesave private vjen jo vetëm si një domosdoshmëri e ILDKPKI për të përmbushur detyrimet ligjore, në rritjen e efikasitetit në plotësimin, administrimin, kontrollin e pasurive, detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe disa nëpunësve publikë, si dhe publikimin e të dhënave në deklaratat e interesave private për konsultim nga publiku dhe palë të tjera të interesuara, por dhe si angazhim i marrë përkundrejt partnerëve ndërkombëtar”, thuhet në relacionin e projektligjit.  

Ndryshimet e propozuara në ligjin për kontrollin e pasurive
Neni 3
-Të gjithë subjektet e ligjit dhe personat e tjerë të lidhur, që mbarin detyrimin për deklarim, detyrohen të plotësojnë deklaratën e tyre në formë elektronike me mjetet e komunikimit elektronik, të vënë në dispozicion nga Inspektoriati i Lartë dhe ta paraqesim personalisht, në formë fizike, të mbyllur në zarf në strukturat përkatëse të institucioneve, brenda afateve të përcaktuara në këtë ligj për të gjitha llojet e deklarimit.

-Deklarata e dërguar me mjete të komunikimit elektronik konsiderohet e marrë me plotësimin dhe dërgimin në sistemin e deklarimit me mjetet elektronike.

Neni 6
Pas nenit 42/1 shtohet neni 42/2 me përmbajtjen si më poshtë:
1. Për efekt të deklarimit të interesave private të dërguar me mjete të komunikimit elektronik, sipas nenit 4/4 të ligjit, të gjithë zyrtarët e personat e tjerë të lidhur, që mbartin detyrimin për deklarim, detyrohen të deklarojnë:

a) Në deklarimin periodik vjetor, gjendjen e pasurisë së grumbulluar, detyrimet financiare dhe interesat e tjerë të përcaktuar në këtë ligj, përfshirë burimet e krijimit të tyre, në 31 dhjetor të vitit të deklarimit.

b) Në deklarimin para fillimit të punës, gjendjen e pasurisë së grumbulluar, detyrimet financiare dhe interesat e tjerë të përcaktuar në këtë ligj, përfshirë burimet e krijimit të tyre, në datën e fillimit të punës të vitit të deklarimit.

c) Në deklarimin pas largimit nga funksioni, gjendjen e pasurisë së grumbulluar, detyrimet financiare dhe interesat e tjerë të përcaktuar në këtë ligj, përfshirë burimet e krijimit të tyre, në datën e largimit nga funksioni.

2. Parashikimet në germat ‘a’ dhe ‘b’ janë të vlefshme vetëm për plotësimin për herë të parë të deklaratës së interesave private nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik.

3. Inspektori i përgjithshëm, me hyrjen në fuqi të këtij ligji, merr të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e kësaj pike.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 23/11/2018 15:21

    Ikni mor mashtruesa,ju spo denoni keta qe jane tani jo do denoni ata para 30vjetsh,Mashtrimi i rradhes!

    Përgjigju
  • Fraiku: 23/11/2018 14:05

    Eshte ligj i imponuar me force nga SHBA se te ishte per keta politikane se votonin kurre. Tani do shohim se kush jsne ne te veryete ata qe pergjerohen per te varferit. Te shohim si do justifikoj Mediu jo vetem oasurine tij kriminale por dhe te te Elit qe ka ne pronesi 1000 m2 ne Karaburun. Ligji e patashikon edhe pasurine e bashkejetueses, fashnires etj.

    Përgjigju
  • Iliri: 23/11/2018 07:29

    Jam dakord qe te deklarohen por jo te behen publike. Te kete kritere per cdo vend pune ku te vleresohen profesionaliteti , aftesite, shkollimi, prejardhja e pasuriae ne menyre te ndershme. Nuk gjeta ne liste deputetet

    Përgjigju
    • lexuesi: 23/11/2018 10:04

      Ti po thua t'ja f.... vetes?!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit