Nisma në Kuvend/ Ballistët kërkojnë dëmshpërblimin e kolaboracionistëve

Nisma në Kuvend/ Ballistët kërkojnë dëmshpërblimin e kolaboracionistëve

TIRANE- Përfaqësuesit e Ballit Kombëtar kërkojnë të përfshijnë në skemën e dëmshpërblimit të ligjit për ish të dënuarit politikë të regjimit komunist edhe familjarët e viktimave, të pushkatuar pa gjyq, të pushkatuar apo të ekzekutuar me dënim politik, gjatë luftës antifashiste, që nga data e krijimit të Partisë Komuniste. Projektligji është depozituar në Kuvend nga deputeti Artur Roshi, njëherësh kryetar i Partisë Balli Kombëtar Demokratike. Nisma ligjore e deputetit Roshi parashikon zgjerimin e periudhës së dëmshpërblimit nga ‘30.11.1944 deri me 1.10.1991’ që ishte, në ‘08.11.1941 deri me 1.10.1991". Data 08.11.1941 përkon me krijimin e Partisë Komuniste. Nisma ligjore mund të merret si provokim nga shumica, pasi të përndjekurit dhe të pushkatuarit në periudhën në fjalë konsiderohen nga një numër i madh studiuesish dhe historianësh si kolaboracionistë, të cilët janë dënuar kudo gjatë e pas Luftës së Dytë Botërore, sidomos në Francë, për bashkëpunim me pushtuesin. Të ashtuquajturit kolaboracionistë apo nacionalistë pretendojnë se zgjodhën më të mirën për vendin dhe se luftuan komunizmin, por nga ana tjetër shumë historianë mendojnë se ata bashkëpunimin me armikun kundër interesave të atdheut. Gjithsesi, nisma ligjore është depozituar dy ditë më parë dhe mazhoranca ende nuk është shprehur.

Argumentet e Roshit

Në relacionin e projektligjit, deputeti Roshi thotë se shkaku u humbjes së jetës gjatë luftës është i njëjtë kundërshtia e komunizmit", ashtu siç edhe ishte edhe pas luftës, gjatë regjimit komunist. “Dëmshpërblimi i ish të përpjekurve është një detyrim moral i shoqërisë shqiptare. Sakrificat e tyre janë në themel të sistemit kapitalist që sot shoqëria jonë aplikon. Dëmshpërblimi i tyre duhet të jetë në përpjesëtim të drejtë me sakrificat dhe vuajtjet e tyre. Përputhja e ligjit të dëmshpërblimit me ligjin e statusit të ish të përndjekurit politik, zhbën diskriminimin pasiv që krijonte ligji i dëmshpërblimit të ish të përndjekurve politikë brenda të njëjtës kategori sakrifice "kategorisë së humbjes së jetës", për të njëjtin shkak dhe nga i njëjti mekanizëm politik, Partia komuniste. Kur shkaku i humbjes se jetës është i njëjtë "kundërshtia e komunizmit", afatet nuk kanë vlerë, ato nuk mund të ndryshojnë thelbin e çështjes, duke shpërfillur humbjet e jetëve njerëzore. Dëmshpërblimet e përfituara nga ligje të tjera, si banesa me të meta të theksuara jashtë standardeve funksionale dhe letra me vlerë që nuk janë përdorur, janë të papërfillshme, sepse nuk i kanë dhënë efekte sociale shoqërisë, prandaj duhen neglizhuar. Nga ana tjetër pagesa e dëmshpërblimit sot është në nivele të ulëta në krahasim me atë që sot japin gjykatat dëmshpërblim për një ditë burgu, duke mos harruar që cilësia e burgjeve sot ndryshon shumë nga ai ku ata kane vuajtur dënimin e padrejtë”, thuhet në relacion.

Propozimi  

Sipas deputeti Artur Roshi “që ligji të ketë një balancë logjike të qëndrueshme nuk mund të pranohet ekuivalenca e humbjes së jetës së njeriut me 8 vite burg dëmshpërblim, kur dënimi mbas faljes së jetës ka qenë dhe është 25 vjet burg. Kështu që referencë të dëmshpërblimit për humbjen e jetës duhet sjellë të paktën në nivelin e 25 viteve të dënimit me burg. Ky projektakt do të sjellë efekte pozitive tek qytetarët për emancipimin e mendimit politik në raport me vazhdimësinë e së djeshmes. Njëkohësisht do të kemi një tendencë pozitive në drejtim të pagës midis shtresave shoqërore me bindje politike të ndryshme të krijuara në mënyrë artificiale nga "lufta e klasave" e regjimit të kaluar”.

( Kliko këtu ) propozimi i plotë i deputetit Artur Roshi

Por çfarë është kolaboracionizmi?

Pas përfundimit të Luftës Dytë Botërore, në fjalorin politik hyri në përdorim nga frëngjishtja një term i ri – kolaboracionizëm. Fillimisht me këtë fjalë nënkuptohej bashkëpunimi i qeverisë franceze të Vishisë me pushtuesit gjermanë, por më vonë filloi të përdorej edhe për qeveri të tjera evropiane, organizata ushtarake apo persona të  veçantë që kishin bashkëpunuar me pushtuesit gjermanë, italianë apo japonezë ose kishin vepruar nën kontrollin e drejtimin e tyre, për interes të pushtuesit. Krahas tij, filloi të përdorej edhe fjala “kuisling”, që vinte nga emri i ish kryeministrit të Norvegjisë, gjatë periudhës së pushtimit gjerman. “Kolaboracionistët” u quajtën tradhtarë të atdheut. Sipas interpretimit juridik të së drejtës ndërkombëtare, kolaboracionizmi është bashkëpunim i ndërgjegjshëm, i qëllimshëm dhe vullnetar me armikun, për interes të tij, në dëm të shtetit dhe popullit të vet. Në kohën e sotme, në kodin penal të shumicës së vendeve të botës, kolaboracionizmi klasifikohet si tradhti kombëtare. Ndërkohë, një pjesë e mirë e kolaboracionistëve (jo vetëm në Shqipëri) bashkëpunimin me pushtuesin e kanë përligjur si vepër në “shërbim të atdheut”, ndërsa motivet e bashkëpunimit kanë qenë të ndryshme. Por ndërkohë që në shumë vende ‘kolaboracionizmi’ dhe veprimtaria e kolaboracionistëve konsiderohet tashmë si diçka e trajtuar dhe e tejkaluar, në Shqipëri ka ende shumë për të bërë dhe duhen akoma studime në këtë drejtim.

Kërkesa

Përfaqësuesit e Ballit Kombëtar kërkojnë të përfshijnë në skemën e dëmshpërblimit edhe familjarët e viktimave, të pushkatuar pa gjyq, të pushkatuar apo të ekzekutuar me dënim politik, gjatë luftës antifashiste, që nga data e krijimit të Partisë Komuniste.

Nisma  

Nisma ligjore mund të merret si provokim nga shumica, pasi të përndjekurit dhe të pushkatuarit në periudhën e në fjalë konsiderohen nga një numër i madh studiuesish dhe historianësh si kolaboracionistë, të cilët janë dënuar kudo gjatë e pas Luftës së Dytë Botërore, sidomos në Francë. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tini: 31/10/2019 19:00

    Per bashkepuntoret e nazi fashizmit nuk ka shtet ne bote te japi demshperblim or Rosh .Me vjen keq per familjaret qe vuajten ne komunizem.Rosh dhe soji jot ,kur te vish ne pushtet (kur te behet vici dash )jepi demshperblim.Nese do paguash ata qe vrane popullin ,beni referendum dhe do shikosh sa cfar pergjigje do merrni.Nyk detyrim populli te paguaj te perndjekurit por ata qe i denuan .Fukarai po cvatet ne cdo drejtim per 29 vjet

    Përgjigju
  • Alo Alo: 31/10/2019 13:20

    Lefter Lefteri, ne emer te popullit... eja te marresh demshperblimin.

    Përgjigju
  • LORA: 31/10/2019 09:02

    Duhen demshperblyer ekzaktesisht sic beri bota antifashiste me kolaboracionistet, ne vendet e tyre,,,me lincimin e patjetersueshem historik te merituarte bajgerise antikombetare.

    Përgjigju
    • Nacionalisti: 31/10/2019 10:30

      Po ik ore mbetje serbe. Sju pjerdh me as partia juaj.

  • Partizanet: 31/10/2019 08:12

    Ballistat te paguajn njeher pulat dhe grabitjet qe i ben shqiperise se ben paqe me okupatoret ... pastaj te shikojm sa leke kane per te marr ata badakcinjt..

    Përgjigju
    • Eraldo: 13/05/2020 09:34

      Gjyshi im ka qan partizan dhe ka luftuar per te cliruar shqiperine nga gjermanet dhe italianet ....ku mund te mar demshperblimin e gnyshit tim ....ku te gjith kan mare demshperblimin e tyre per gjysherat qe kan qan partizan....

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit