Nisma për çerdhe në mjediset e punës, Veliaj: Një investim i tillë shton produktivitetin dhe u vjen në ndihmë nënave të reja

Nisma për çerdhe në mjediset e punës, Veliaj: Një investim i tillë shton produktivitetin dhe u vjen në ndihmë nënave të reja

Një çerdhe në mjediset e punës, një risi që iu vjen në ndihmë sidomos kompanive me një numër të lartë punonjësish, është një nga nismat që promovohet nga Bashkia e Tiranës si ndihmesë, jo vetëm për biznesin, por edhe për nënat e reja. Një çerdhe e tillë është hapur në fasonerinë ‘Mediterrania’, në lagjen e re “5 Maji”, e cila operon prej 27 vitesh në Shqipëri dhe aktualisht ka rreth 300 punonjës.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, vizitoi ambientet e kësaj çerdheje dhe u shpreh se ky është investimi i duhur për çdo biznes në Tiranë.

“Jam vërtet shumë entuziast që hapim çerdhen e dytë me konceptin e ri të bashkëpunimit mes bashkisë dhe sipërmarrjeve private. Kjo është formula perfekte sepse ne ofrojmë shërbimin e edukatoreve, kurrikulën, menunë dhe ushqimin, ndërsa private ofron hapësirën”, tha Veliaj.

“Ftesa për të gjitha kompanitë është: mund t’ju duket sikur shtohet një shpenzim, por në fakt shtohet produktiviteti. Dikush që vjen vonë në punë sepse i duhet të lërë fëmijën në çerdhe apo ikën më herët sepse duhet të marrë fëmijën para se të mbyllet çerdhja ose kopshti; një nënë e re duhet të shkëputet gjatë periudhës së drekës për të ushqyer fëmijën; një prind i shqetësuar që duhet të marrë dy-tre orë pushim që të shkojë ta vizitojë ose të ofrojë një shërbim tjetër; të gjitha këto janë orë të cilat nëse i mbledh, kursehen kur çerdhja është te vendi i punës”, sqaroi ai.

Kreu i Bashkisë tha gjithashtu se një investim i tillë do të thotë një bilanc pozitiv për çdo kompani.

“Duke qenë se kemi një kompani te “5 Maji”, që ka vendosur këtë standard, është shembull edhe për kompanitë e tjera ose për drejtori dhe institucione publike që mund ta bëjnë këtë. Një çerdhe në ambientin e punës do të thotë mendje më të qeta për t’u fokusuar te puna, por do të thotë edhe orë të kursyera për t’u dedikuar në punë”, theksoi Veliaj.

Drejtuesi i kompanisë, Paolo Zoccato, teksa falenderoi Bashkinë e Tiranës për këtë bashkëpunim, tha se qëllimi është krijimi i kushteve komode jo vetëm për punonjëset, por edhe fëmijët e tyre.

“Qëllimi pse kemi ndërmarrë këtë nismë, është pikerisht sepse kemi dashur të vëmë në fokus punonjësit, mirëqenien e tyre, sepse besojmë se kjo është sfida për të ardhmen dhe vetëm kështu mund të shikojmë drejt së ardhmes dhe të mendojmë për suksesin. Pra, ky është një nga elementët që gjykojmë si të rëndësishëm, në mënyrë që punonjësit të vijnë dhe të punojnë në një ambiente komode me fëmijët e tyre, të jenë të qetë dhe të punojnë duke pasur rehatinë e nevojshme,” u shpreh ai.

Hapja e çerdhes me kapacitet 20 fëmijë është menduar si projekt për të shtuar numrin e punonjëseve nga kompania, e cila synon që këtë vit të shtojë stafin edhe me 200 të rinj.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 18/03/2023 01:38

    Ide e mire sa kohe qe nenat nuk harxhojne me shume kohe ne cerdhen e biznesit ,se sa ne zyren e biznesit.Te korporata ku une punoj,cerdhe nuk ka,por duhanxhinjve u lihet 2-3 min.jashte sa te pine cigare.Mund te duket pak,por kur behet fjale per /chainsmokers/,ato min.behen shume se dalin shpesh dhe ketu behet fjale per cigare,jo per femije.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 Dhjetorin e ditët e para të Janarit

Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 Dhjetorin e ditët e para të Janarit