TIRANE-Shqipëria nuk mund të mbahet pastër vetëm duke pastruar, por në radhë të parë duke mos ndotur e bërë pis. Ndaj për vitin 2014 Korpusi Shqiptar i Vullnetarëve, lëvizja më e madhe vullnetariste mjedisore në vend, do të ndërmarrë një fushatë të veçantë, në shërbim të pastrimit të vendit. Aksionet e vullnetarëve për pastrimin e territorit, do të gërshetohen me një fushatë denoncimesh. Korpusi i Vullnetarëve iu bashkua grupit të organizatave konsulente pranë Ministrisë së Mjedisit, për të dhënë kontributin në pastrimin e Shqipërisë dhe mbrojtjen e mjedisit në tërësi, si pasuri kombëtare.
Korpusi i Vullnetarëve, do të organizojë gjatë vitit 2014 mbi 5 mijë vullnetarë, anëtarë të kësaj lëvizjeje, në aksione të vazhdueshme në të gjitha qytetet e vendit, një përvojë e krijuar edhe gjatë këtij viti me shpalljen e ditës së pastrimi, që është e shtuna e fundit e çdo muaji. “Fushata jonë për vitin 2014 do të ketë në fokus jo vetëm pastrimin, por mbi të gjitha denoncimin e atyre që ndotin. Përmes platformës IDEA, është bërë e mundur për më shumë se një vit e gjysmë denoncimi, përmes fotografive dhe imazheve filmike, i qindra vatrave të ndotura në vend.
Mijëra qytetarë kanë denoncuar zonat e ndotura, ku banorët hedhin mbeturina. Korpusi i Vullnetarëve, do të vazhdojë denoncimin jo vetëm mediatik, por tashmë edhe publik dhe ligjor të shkaktarëve të ndotjes, duke kërkuar ndërhyrjen e shtetit. Fushata “Të pastrojmë dhe të denoncojmë ndotësit” do të jetë një risi e këtij viti, dhe në bashkëpunim me organet dhe institucionet shtetërore do të synojmë eliminimin e ndotjes masive të mjedisit”, - njofton Korpusi Shqiptar i Vullnetarëve.
Shkrimi u publikua sot (16.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com