Partisë "Nisma Thurje" me të cilën do të garojë deputetja Rudina Hajdari, i janë bashkuar intelektualë dhe politikanë të rinj.

Në faqen e tyre zyrtare këtë të hënë (14 shtator) u publikua një video thirrje e pedagogut Rezart Prifti i cili shpalli dhe bashkimin me këtë grupim të ri politik.

Rezarti ka qenë i njohur përgjatë lëvizjes studentore në dhjetor ku spikati me rolin e tij drejtues dhe një personazh aktiv në media me kritikat ndaj klasës politike.

Mbetet për tu parë se çfarë forme do të ketë partia e re dhe cili do të jetë programi i "Nismës".