Nisma “Shqipëria Bëhet”, e Adriatik Lapaj, është duke zhvilluar një protestë përpara Kryeministrisë, me qëllim largimin e kryeministrit Edi Rama nga posti i kryeministrit dhe Belinda Ballukut.

Gjatë mbrëmjes së sotme protesta është shoqëruar edhe më një përplasje mes forcave të policisë dhe Lapajt.

Policia i ka kërkuar Lapajt që të largojnë çadrat të cilat kanë vendosur para godinës së Kryeministrisë për të qëndruar gjatë natës, ndërsa ky i fundit ka kundërshtuar. Adriatik Lapaj u shpreh se kjo sjellje e policisë është e papranueshme. 

“Erdhën forcat e policisë dhe bënë një sjellje barbare. Edi Rama t’i do japësh dorëheqjen se je kapur në flagrancë për vjedhjen e parave të shqiptarëve. Ne do të vëmë jo një çadër, por qindra”, u shpreh Lapaj.

Lapaj tha se asgjë nuk do t'i ndal për të vijuar protestën. Ai ka bërë thirrrje që qytetarët ti bashkohen kësaj proteste.

'Kur ne shohim punonjësit e policisë duhet që të shohim shtetin. Ishte sjellje e pabazuar në ligj dhe kjo gjë ne s’na ndal, as heqja e çadrave. Nuk na intimodojnë dot dhe as nuk na trembin dot, unë jam i qetë në këtë fazë por nuk është qetësia frikë, por respekt për uniformën. Ne do të vazhdojmë pa ndalim, kjo do të jetë protestë e gjatë dhe njerëzve i bëjë thirrje që të na bashkohen edhe në ditët na vazhdim', tha ai.

Edhe një natë më parë Lapaj qëndroi gjithë natën para Kryeministrisë, ndërsa sot do të qëndrojnë të gjithë si grup. Kreu i Lëvizjes "Shqipëria Bëhet" u bëri thirrje qytetarëve që t'i bashkohen protestës së tij çdo ditë në orën 5 të pasdites për të protestuar kundër qeverisë.

Ndërkohë, qytetarët që u bashkuan kësaj proteste thanë se nuk kanë dalë në emër të partisë për të protestuar por si aktivistë edhe qytetarë të thjeshtë. 

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:03
Protesta para Kryeministrisë e 'Shqipëria Bëhet', policia ndërhyn dhe i heq çadrat, Adriatik Lapaj: Sjellje barbare (VIDEO)

Nisma “Shqipëria Bëhet' e Adriatik Lapajt po vijon protestën përpara Kryeministrisë, ndërsa i janë bashkuar edhe qytetarët.

Ndërkohë, ka pasur një përplasje me forcat e policisë dhe Lapajt, pasi policia i ka kërkuar që të largojnë çadrat të cilat kanë vendosur para godinës së Kryeministrisë për të qëndruar gjatë natës.

Adriatik Lapaj u shpreh se protesta do të vazhdojë dhe se nuk do të ndalen para asgjëje.

“Erdhën forcat e policisë dhe bënë një sjellje barbare. Brenda policisë së Shtetit ka segmente banditësh. Dallkaukë që nuk kanë konceptin e ligjit. Edi Rama t’i do japësh dorëheqjen se je kapur në flagrancë për vjedhjen e parave të shqiptarëve. T’i je në Pazar se je s’kuth në politik.  Ne do të vëmë jo një çadër, por qindra. Nuk ja del dot ti Rama, sepse ke kapur në flagrancë”, u shpreh Lapaj.

Ora 18:30
Protesta përpara kryeministrisë, Lapaj për Report Tv: Rinia është drejt një dëmtimi të pakthyeshëm! Jemi këtu 20 orë pa ndalim, Rama të hapë krahun!

Kryetari i partisë “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj që prej mbrëmjes së djeshme ka nisur përpara kryeministrisë një protestë 24 orë pa ndalim, por jo si kryetar partie, por si një qytetar i thjeshtë.

Në një lidhje direkte për emisionin ‘Studion Live’ me gazetarin Ermal Qori, Lapaj tha se kjo protestë erdhi si pasojë e moreagimit të qytetarëve ditën e djeshme në “Ditën e Rinisë”. Në një kohë, thotë Lapaj, që shoqëria dhe rinia është drejt një dëmtimi të pakthyeshëm.

Qëllimi i kësaj proteste është largimi i Edi Ramës nga posti i kryeministrit dhe gjithashtu largimi i Belinda Ballukut.

“Jam mirë dhe jam për rrugë të gjatë këtu në shesh dhe sigurisht unë vij nga protestat, e njoh mirë protestën dhe besoj se do e menaxhoj në mënyrën e duhur për të pasur sa më shumë jetëgjatësi. Dje në 10 të darkës, pasi pashë që nuk kishte reagim për 8 dhjetorin përballë një gjendje që është dramatike për rininë tonë dhe që është jo frymëzuese, përkundrazi. Jemi në kufijtë e një dëmtimi të pakthyeshëm të rinisë tonë, vendosa të dal dhe të protestoj.

Nuk asgjë për të festuar këtë fundit në një vend ku qeveria i është turrur GJK për ta imponuar dhe shoqërisë për të detyruar të gjithë që të mbajë në funksione Ballukun. Një qasje ndryshe kjo që ka bërë Rama me të tjerët. Kjo të bën qartë të mendosh që nuk është një kryeministër i lirë, që nuk vendos vetë dhe për këtë duhet të hapi krahun”, tha Lapaj.

Lapaj tha se kjo protestë është nevojë e shoqërisë për të kuptuar që ka reagim ndaj padrejtësive. Ndër të tjera ai tha se qeveria e Ramës ka vjedhur nga taksat e qytetarëve dhe se këto para janë përdorur për të deformuar vullnetin politik të vendit dhe për të mbajtur veten në pushtet.

“Jemi në kushtet ku shoqëria kërkon impuls që ka një reagim ndaj një mbipushteti të një njeriu që si kanceri në tru ka vrarë çdo qelizë të lirë të këtij vendi. Ky pushtet çdo gjë e ka vendosur në funksion të mbajtjes së vetes në drejtimin e vendit, këta e vjedhin republikën me një mesazh 53 milionë euro, më një të rënë të lapsit 100 milionë euro dhe i përdorur këto para për të deformuar vullnetin politik të vendit. Unë e nisa vetëm për të parë mundësinë sesi qytetarët reagojnë. Protestës time do ti bashkohen dhe 9 të tjerë sot dhe do ta vazhdojmë pa ndalim. Uroj që çdo qytetar të mund të ndjejë nevojën të ballafaqohet”, tha Lapaj.

Adriatik Lapaj gjithashtu komentoi dhe atë çka Arlind Qori tha pak më parë për Report Tv, duke thënë se në vend që të merren me të, duhet të merren me Edi Ramën dhe se çdo kush është i lirë të protestojë në mënyrën e tij.

Ora 12:09
Proteston para kryeministrisë, Lapaj për Report TV: Asnjë parti s’mund ta rrëzojë qeverinë, kam veshur sërish xhupin e aktivistit për të mobilizuar qytetarët (VIDEO)

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dha një intervistë për “Sot Live në Shqipëri” në Report TV, nga kryeministria ku po proteston prej ditës së djeshme. Ai tha se qëllimi i tij është që të mobilizojë qytetarët që t’i bashkohen kundër pushtetin që ka kapur gjithçka. Sipas tij, nuk mundet që një qeveri që është kapur “gafil” në korrupsion, të mund të marrë gjithmonë e më shumë mandate.

Duke bërë një krahasim me dhjetorin e vitit 1990, ku studentët e asaj kohe rrëzuan regjimin komunist, Lapaj thotë se edhe ky dhjetor duhet që të garantojë paprekshmërinë e drejtësisë nga pushteti.

“Qëllimi është mobilizimi i qytetarëve përballë pushtetit që ka marrë nën shënjestër drejtësisë, pushteti duhet ndalur. Sot ka reaguar edhe shoqata e gjyqtarëve që ka konfirmuar se pushteti po ndërhyn dhunshëm në kompetencat e tyre. Kjo është protestë për një moment të dytë të artë që ka Shqipëria për të bërë më në fund demokratizimin e vet. Dhjetori i parë ishte kur studentët rrëzuan diktaturën por s’e sollën dot demokracinë në vetvete. Të gjithë e dimë se nuk kemi demokraci funksionale. Ky është një dhjetor që duhet të garantojë paprekshmërinë e drejtësisë nga pushteti, i cili po synon të cenojë ecurinë e hetimeve dhe luftës ndaj pandëshkueshmërisë. Për sa kohë kryeministri i vendit cenon hapat e rëndësishme të shetet ndërtimit dhe nga ana tjetër gjendja e vendit ku kapen ministrja që abuzojnë me dhjetëra miliona euro. Ka zëvendës kryeministra, i pari me probleme të theksuara me ligjin dhe e dyta, me probleme po ashtu me ligjin, ku dhjetëra milionë euro shkojnë në drejtim të paditur me një sms apo më një të rënë të lapsit, dhe vazhdon e forcohet politikisht, nuk është normale. Nuk mundet në kushte dhe rrethana normale që një qeveri të marrë më shumë mandate kur kapet gafil në korrupsion. Fakti që qëndron i palëkundur domethënë se nuk ka sistem ligjor që garanton ndëshkueshmërinë e atyre që shkelin ligjin dhe sistemin ligjor që garanton garën dhe me lekët e vjedhur dhe blejnë vota dhe me krimin presionojnë qytetarët për vota.”, tha ai.

Lapaj thotë se asnjë parti nuk e ka fuqinë që ta rrëzojë qeverinë përveç qytetarëve. Prandaj, shtoi ai, ka veshur sërish xhupin e aktivistit për të mobilizuar qytetarët. Ai tha se nga dje, që nisi të protestonte i vetëm, deri më tani i janë bashkuar disa qytetarë, duke shpresuar se numri do të rritet. 

“Secili nga ne, ka veten e vet në dorë dhe asnjë tjetër. Unë dje kam nisur protestën jo si një protestë partiake sepse për mënyrën se si është kapur vendi. Asnjë parti se ka fuqinë ta rrëzojë këtë sistem. E vetmja mënyrë janë qytetarët. Për këtë arsye kam, veshur sërish xhupin e  aktivistit për të mobilizuar sa mundem, nëse mundem dhe me shembullin tim, dje kam dalë në 10 të darkës pasi prita që për 8 dhjetorin të kishte revoltë, se s’ka gjë për të festuar. Në atë orë të natës dola dhe po vazhdoj nga 1 që isha jemi bër 20. Avash avash njerëzit po shtohen. Besoj do të shtohen. Në orën 5 çdo ditë ftoj qytetarët që të vijë për veten. Është protestë që çdo qytetar duhet të reagojë për veten. Duhet të bëhemi masiv me kalmin e ditëve, edhe të javëve. Uroj që të masivizohet për t’u përballur me këtë njeri që është i pangopur. Ka thithur çdo energji të këtij vendi. S’mund të kapesh gafil me korrupsion dhe të shtosh numrin e mandateve. S’mund që të kapet zëvendëskryeministrja në shpërdorim të funksioneve të veta dhe shkelje të barazisë në tendera dhe të fitojë në zgjedhjet e parakohshme në 5 bashki me nga 80%, është e pamundur.”, tha ai.

Ora 09:00
Qëndroi 12 orë para Kryeministrisë, Lapaj thirrje qytetarëve: Rama duhet ndalur! Ju pres çdo ditë në protestë, dilni për veten tuaj (VIDEO)

Pas 12 orësh përpara kryeministrisë, kreu i Lëvizjes "Shqipëria Bëhet" Adriatik Lapaj iu bëri thirrje qytetarëve nga aty që t'i bashkohen protestës së tij. Gjatë një komunikimi live me ndjekësit, ai iu kërkoi qytetarëve, sidomos të rinjve, që t'i bashkohen çdo ditë para institucionit të kryeministrisë. Sipas tij, çdo ditë në orën 5 të pasdites, të gjithë duhet të jenë të pranishëm aty për të protestuar kundër qeverisë. 

“Kaloj nata e parë, jam te kryeministria, protesta vazhdon. Në orën 5 pasdite sot e çdo ditë do të mblidhemi këtu. Uroj të jemi dhe të shtohemi sa më shumë që të qëndrojmë konstant. Duhet një shkëndijë për ta ndezur reagimin popullor. Studentët që Rama i gënjeu pak vite më parë duhet të reagojnë përballë tij, siç reagojnë të rinjtë në çdo vend. Ata që u ka shkaktuar dëme me mënyrën e qeverisjes së tij duhet të dalin për veten e tyre. Ata që iu shkatërruan prona në Tiranë në muajt e fundit, ata që u prenë në besë në Theth, fermerët në zona të ndryshme, duhet të jenë të angazhuar për të reaguar përballë një pushteti që sa më shumë vjedh që më shumë forcohet. Kapet zëvendëskryeministri i parë duke vjedhur, arratiset. Vjen zëvendës kryeministrja e dytë që me një mesazh 53 mln euro shkojnë në drejtim të paditur dhe Rama ndihet më i fuqishëm. Si mundet kjo?

Të rinjtë e këtij vendi nuk paguajnë dot qiratë në Tiranë, me rrogat që marrin prindërit e tyre pëtr të bërë shkollën këtu. Këta vazhdojnë e vjedhin dhe forcohemn në pushtet ndëkeohë që njerëzit dhe të rinjtë ikin në emigrim. Rama duhet ndalur nga qytetarët. Në orën 5 duhet të vijnë këtu të gjithë për veten e vet. Hajdeni dhe dilni për veten tuaj reagoni përtej partive për hallin tuaj, përballë një pushteti që ka marrë çdo fuqi të mundshme", tha Lapaj.

Më tutje, ndalet edhe te reagimet e kryeministrit Edi Rama për pezullimin e Belinda Ballukut nga GJKKO. Sipas Lapajt, kryeministri po i ushtron presion direkt dhe indirekt Gjykatës Kushtetuese, e cila pritet të shqyrtojë ankimimin e qeverisë. Nuk mjafton vetëm SPAK, thotë Lapaj, duhet reagim qytetar. 

"Nuk mjafton vetëm SPAK e drejtësia, duhet reagimi qytetar. Për ta mbrojtur edhe Gjykatën Kushtetuese nga ky lugati që del çdo ditë dhe i bën presion, direkt dhe indirekt. Në këtë drejtim, nuk mjafton të presim nga SPAK. Sa do të bëjë SPAK? Ja do të dënojë 10, 20...po ku mbarojnë këta. Një bie dhe 10 çohen sepse i prodhon sistemi, i cili është ndërtuar mbi dorën e zgjatur të këtyre që futet te xhepi jonë.", shtoi ai. 

1765273362_adriatiklapaj.jpeg