Nismëtari i shtatë ndërmarrjeve, Veliaj: Një rrugë e rëndësishme në Tiranë do mbajë emrin 'Gani Luzi'

Më rastin e 100-vjetorit të Tiranës kryetari i bashkisë Erion Veliaj priti sot familjarët e Gani Luzit, një tiranasi i cili ishte nismëtari dhe krijuesi i shtatë ndërmarrjeve të ndryshme: i Uzinës “Tirana”, Fabrikës së Llullave, ndërmarrjes së prodhimit të Çadrave etj.,ku u punësuan me dhjetëra njerëz me aftësi të kufizuar. Në takimin me familjarët Veliaj tha se një rrugë në zemër të kryeqytetit do të marrë emrin e 'Gani Luzit'.

“Është një ditë jashtëzakonisht e veçantë sepse po nderojmë një tirons me taban, një familje me ‘rrënjë’, që i ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm qytetit tonë. Sot nuk emërtojmë thjesht një rrugënë zemër të Tiranës me emrin “Gani Luzi”, por është edhe një mundësi për të kujtuar një figurë historike, e cila u bë sinonim i të gjitha ndërmarrjeve që drejtoi. Kur njerëzit thoshin është ndërmarrja e Gani Luzit, nuk është se nuk e dinin që ajo ishte ndërmarrja e Artistikes, e Metalikes apo e Drurit, por sepse njeriu ishte bërë sinonim i punës. Çka do të thotë se nuk ka regjim që të ndalon të jesh njeri i mirë e punëtor dhe nuk ka regjim që të ndalon të jesh njeri i drejtë dhe bamirës”, tha kryetari Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se Gani Luzi ka qenë gjithmonë një burim frymëzimi dhe model edhe për brezat e rinj. “Për gjeneratën e prindërve tanë, emri i Gani Luzit ishte personifikimi i njeriut të drejtë, të mirë dhe bamirës. Jam shumë krenar që emrin e tij ia japim një rruge në zemër të Tiranës, për t’i kujtuar çdo kalimtari, të rinjve, që në këtë qytet kanë shkelur njerëz, të cilët në kushte të jashtëzakonshme kanë bërë punë të jashtëzakonshme. Për Shqipërinë e atyre viteve të vështira, të sakrificës dhe vuajtjes, të skamjes dhe shtypjes, emri i Gani Luzit ka qenë gjithmonë burim frymëzimi”, vijoi ai.

Të pranishëm në ceremoninë e emërtimit të rrugës ishin edhe familjarë të Gani Luzit. Motra e tij e falënderoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës për nderimin e të vëllait.

Gani Luzi rrjedh nga një familje qytetare e Tiranës. Pas kontributit të tij të çmuar në Luftën Nacionalçlirimtare, duke luftuar deri në Mitrovicë kundër pushtuesit, nga viti 1949-1951 ka qenë përgjegjës i sektorit të drurit në kooperativën e artizanatit të Tiranës, më pas në vitet 1953 e deri në 1990 ka qenë drejtor i Artistikes “Migjeni”, i Ndërmarrjes së Prodhimit të Artizanatit nr.1 Tiranë. Ai ka punësuar me dhjetëra persona me aftësi të kufizuara dhe ishte nismëtar e realizues i stabilizimit me strehim, nëpërmjet banesave me punë vullnetare, të mbi 200 punonjësve të ndërmarrjeve ku ka punuar.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 26/07/2020 01:48

    Shume ide e mire,e Meriton,shpresoj qe te jete tek zona e tregut se ajo zone njihej me emrin e tij.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës