Një burrë nga Arizona krijon
makinën më të vogël në botë

ARIZONA- Një burrë nga Arizona, ka krijuar makinën më të vogël në botë duke hyrë edhe në rekordet “Guiness”.

Kjo makinë, është e gjatë 126,47 cm, e gjerë 65,41cm dhe e lartë 63,5, por i ka të gjitha cilësitë e një makine normale, për të qarkulluar në rrugë normalisht.

Kjo makinë është e përbërë nga të gjithë elementët që i duhen një makine edhe pse shoferi nuk rri shumë rehat në të.

Idea për të krijuar këtë makinë të vogël ishte e Austin Coulson, i cili e pati këtë ide, kur pa një go-kart të trukuar, për t`u dukur si një makinë e vogël. Pas kësaj, ai mendoi se do ishte interesante të krijohej vërtet makina më e vogël në botë.

Gjatë realizimit të kësaj makine nga ana e Coulson, familjarët e tij ishin shumë skeptikë se ai do t`ia arrinte qëllimit për të ndërtuar makinën mëtëvogël në botë.

Në fakt ai e bëri konkrete idenë e tij, duke e pajisur këtë makinë me të gjithë përbërësit që duhet të ketë një makinë me ligj. Por përpos kësaj, për arsye sigurie, kjo makinë është regjistruar si “Automjet me shpejtësi të ulët” dhe si pasojë, nuk mund të qarkullojë në autostrada dhe rrugë kryesore.

Redaksia Online
(e.b/e.e/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO

NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO