Një dele, kandidat për president

Një dele, kandidat për president
TIRANË – Një letër – propozim i veçantë ka mbërritur sot në redaksinë e Shqiptarja.com lidhur me garën presidenciale. Grupimi “Fol Shqip” ka propozuar të bëhet pjesë e kësaj gare duke zyrtarizuar kandidatin e saj për president: NJË DELE.
Nëpërmjet kësaj kandidature, grupimi ka ironizuar deklaratën e ish kryeministrit Fatos Nano për president.

“Unë kandidatja e mbështetur nga Grupimi Fol Shqip, për postin e presidentit, pasi e kam dëgjuar mbrëmë në Top Story, z.Nano, e sot kryeministerin e vendit Sali Berisha vendosa tju bëj me dije se jo nuk do jetë as kandidaturë e djathtë, e as Nano president, pa nje garë, pa një fushaët e pa një debat publik…Unë ftoj palët e përfshira në këtë proces që tëe zhvillojmë një deabt publik para qytetarëve Shqiptarë. Nëse nuk ndodh kjo gjë, unë Delja që jam propozuar nga Fol Shqip për kandidimin për rolin e presidentit vendosa që t’ju bëj me dije se Kush nga ata që ke përreth u ngrit vetë apo është në gjendje të ngrejë qoftë dhe dy vetë në këmbë për të shuar të keqen që na ka zënë?!”, thuhet në letrën ironiziuese të këtij grupimi.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Konispoli drithërohet nga dokumentari për Çamërinë, qindra qytetarë e shohin në shesh

Konispoli drithërohet nga dokumentari për Çamërinë, qindra qytetarë e shohin në shesh