Një delirant në oborrin
e Selisë së Shenjtë
Edhe qielli vegoi kur i dha dorën Ati i Shenjtë, sipas Saliut. I cili e quajti duarshtrëngimin protokollar me Papa Françeskun, një bekim për fitoren e Partisë Demokratike në 23 qershor.
TIRANE - Edhe qielli vegoi kur i dha dorën Ati i Shenjtë, sipas Saliut. I cili e quajti duarshtrëngimin protokollar me Papa Françeskun, një bekim për fitoren e Partisë Demokratike në 23 qershor. Nëse këto dokrra hini, siç i quante Fishta lajthitje të kësaj shkalle, do t’i nxirrte goje kryeministri francez apo kancelarja gjermane, do ta kishin fort të zorshme të përballonin shastisjen e opinionit publik.
Revoltën e kishës e të besimtarëve. Gajasjen e botës. Por në Shqipëri ndodh ndryshe. Sepse një pjesë e njerëzve mjaftohen me bindjen se ky kryeministër është i marrë. Kurse një pjesë tjetër argëtohen si fansa të këtij garipi pa caqe, që flet mbarë e mbrapsht në publik dhe s’e ka për turp të tregojë para kamerave se si këmben mendime natën me Zotin apo se si ndan me Atin e Shenjtë objektivat e Partisë Demokratike.
S’ka dyshim që keqqeverisja e Saliut i ka bërë dëme të rënda rendit ligjor, ekonomik e social. Politika e tij që qëllim të vetëm ka pushtetin dhe për këtë qëllim justifikon çdo mjet, ka shkatërruar institucionet dhe rrënuar shtetin në tërësi. Por dëmin më të rëndë dhe afatgjatë besoj, Saliu ia ka bërë mjedisit të komunikimit mes njerëzve. Ka dëmtuar thellë themelet e sistemit të komunikimit.
Ka deformuar normat tradicionale të edukatës në komunikim. Ka legjitimuar gënjeshtrën si mjet që mund të përdoret pa asnjë gajle gjatë komunikimit. Ka lartësuar dhunën verbale, shpifjen e sharjen, si instrument të imponimit apo ngjitjes në karrierë. Ka ushqyer urrejtjen mes njerëzve përmes derdhjes si zift të një doze të përditshme mllefi mbi shoqërinë.
Dhe ndoshta më e keqja në këtë të keqe, ka institucionalizuar talljen me popullin si shprehje të një deliri madhështie që historia e regjimeve jodemokratike tregon se kur mbërrin kulme të tilla, sinjalizon përveçse mungesë të plotë respekti për të tjerët edhe humbje të ekuilibrit mendor. Gjë që vihet re qartë dhe sot, në dokrrat e nxjerra prej kryeministrit shqiptar mu në oborrin e Selisë së Shenjtë.
*Shkrimi është publikuar nga kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama në blogun e tij
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
14%
-
Jo
81.9%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 708
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta e djeshme e PD-së, 50 të shoqëruar, dy arrestime! Deputetët organizatorë po hetohen në gjendje të lirë
27 Nëntor, 09:26
-
Alban Daci: Kjo klasë politike është e destinuar të rrëzohet!
27 Nëntor, 09:20
-
Spanja: Armëpushimi në Liban, i nevojshëm edhe në Gaza
27 Nëntor, 09:11
-
Vlorë/ 250 punonjës të Fasonerisë në protestë për kushtet e punës, 8 muaj nuk paguhen siguracionet
27 Nëntor, 09:06
-
U ngjit në podium dhe shkroi historinë për Shqipërinë, Lara Colturi votohet si më e mira e javës
27 Nëntor, 09:06
-
Ekonomia gjermane në prag të recesionit
27 Nëntor, 08:54
-
Sot Champions League është për ata me zemër të fortë! Liverpool pret Real Madridin, Juve e Dortmund në udhëtim
27 Nëntor, 08:43
-
Ushtria libaneze apel banorëve: Shmangni zonat ku forcat izraelite janë ende të pranishëm
27 Nëntor, 08:39
-
Autobiografia e Merkel: Vetëm anëtarësimi në BE sjell paqe në Ballkan
27 Nëntor, 08:33
-
Greqi/ U kapën me 30 kg marijuanë, 2 shqiptare në pranga
27 Nëntor, 08:31
-
Panik në Ekuador, aeroplani rrëzohet në mes të rrugës! Humbin jetën dy persona, plagoset një tjetër (VIDEO)
27 Nëntor, 08:19
-
Hamasi është gati për një armëpushim me Izraelin në Rripin e Gazës
27 Nëntor, 08:11